Më 1 dhjetor të rinjtë pjesëmarrës të Tirana Digital Rights Festival mbajtën sesionin e tyre të Youth Led Digital Rights Talk mbi sfidat dhe perspektivat e ligjit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale. Ky sesion u zhvillua me partneritetin e ELSA Albania në kuadër të projektit Tirana Digital Rights Festival, realizuar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë.

Youth Led Digital Rights Talks janë një seri bashkëbisedimesh rinore të drejtuara nga pjesëmarrësit e projektit Tirana Digital Rights Festival, të cilët prej një muaji ndjekin seancat e mentorimit në drejtimet:

  1. GDPR dhe mbrojtja e të dhënave personale
  2. Siguria Digjitale
  3. Kuadri ligjor shqiptar mbi të drejtat digjitale

Përmes diskutimeve të strukturuara me të rinjtë, seritë e Youth Led Digital Rights Talks synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit mbi të drejtat digjitale si dhe përfshirjen e të rinjve si promotorë aktiv të tyre.

Në këtë sesion, të rinjtë tanë prezantuan për audiencën nocionet kryesore të Ligjit shqiptar mbi mbrojtjen e të dhënave personale si dhe ndanë me pjesëmarrësit e takimit reflektimet e përftuara përgjatë sesioneve të mentorimit sa i takon fushave ku ligji shqiptar duhet të përmirësuar.  Të rinjtë pjesëmarrës u përfshinë në një diskutim të gjerë mbi juridik e filozofik mbi raportin mes të drejtës së fjalës dhe të informimit kundrejt të drejtës së individit për privatësi,, përmes argumentimit të kazuseve të improvizuar.

Sesioni i ardhshëm i Youth Led Digital Rights Talk, do të zhvillohet me 9 dhjetor, ku të rinjtë e mentoruar në drejtimin e sigurisë digjitale do të informojnë dhe përfshijnë në diskutim pjesëmarrësit e takimit mbi rëndësinë e integritetit në fushën e sigurisë digjitale.

Na ndiqni në rrjetet tona sociale në Facebook, Instagram, Twitter dhe Linkedin për t’u njoftuar mbi detajet e tjera të serisë së ardhshme të bashkëbisedimit.