Më 9 dhjetor u mbajt sesioni i tretë dhe përmbyllës i Youth Led Digital Rights Talk i titulluar “Integriteti në erën digjitale”, kuadër të projektit në Tirana Digital Rights Festival, i realizuar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë. Të rinjtë e Tirana Digital Rights Festival zgjodhën ta mbyllnin serinë e Youth Led Digital Rights Talk me një thirrje për më shumë integritet në botën digjitale, si pjesë e përfshirjes së tyre në Javën e Integritetit, ku SCiDEV është partner për të tretin vit rradhazi.

Në këtë sesion, të rinjtë tanë prezantuan për nocionet bazë të qytetarisë digjitale me theks të veçantë tek etika digjitale, dhe format e aplikimit të integritetit në realitetin digjital. Prezantimi i të rinjve vijoi me vlerësimin dhe trajtimin e risqeve digjitale, ku pjesëmarrësit ndanë këshilla praktike dhe teknike për përballimin e situatave ku persona të paatorizuar kanë krijuar akses në asetet e përdoruesve. Më tej të rinjtë pjesëmarrës u njohën me disa prej risqeve kryesore që i kanosen përdoruesve digjitalë dhe me masa parandaluese të vlefshme.  Prezantimi i të rinjve u mbyll me interpretimin e disa fakteve mbi digjitazimin dhe alfabetizmin digjital të rajonit dhe me burime për shtimin e mëtejshëm të informimit.

Pjesëmarrësit ndanë reflektimet e tyre mbi gjendjen e sigurisë digjitale në Shqipëri dhe rajon si dhe mbi rëndësinë e aplikimit të etikës digjitale veçanërisht sa i takon moscënimit të integritetit të të dhënave të përdoruesve të tjerë apo moscënimit të mirëqenies psiko-emocionale përmes praktikave të dënueshme si bullizmi digjital.  Mes pjesëmarrësve kishte konsensus për nevojën e rritjes së alfabetizimit digjital të qytetarëve shqiptarë si mënyra më efektive për edukimin e vlerave të etikës dhe integritetit në përdorimin e aseteve digjitale.

Me mbylljen e serisë së Youth Led Digital Right Talk, të rinjtë e Tirana Digital Rights Festival po përgatiten për krijimin e një resursi online të dhënash digjitale, i cili do të jetë produkt i Hackathon që do të zhvillohet më 17 dhejtor. Prezantimi i resursit online të informacioneve mbi të drejtat digjitale do të mbahet më 19 dhjetor, 16:30 në ambientet e Tulla Center. Linku për t’u regjistruar për prezantimin aksesohet këtu.