Pandemia #COVID19 ka shkaktuar ndryshime rrënjësore të ‘normalitet’ që njihnim dhe sipas të gjitha gjasave kjo përbën një nga krizat më të mëdha të shoqërisë bashkëkohore. Pasojat, ende të paparashikuara plotësisht të krizës nga COVID19, prekin natyrisht edhe Bashkimin Europian. Në këtë webinar ne interesohemi të bashkëbisedojmë me pjesëmarrësit rreth qasjes së Bashkimit Europian ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia COVID19. A ka qenë e unifikuar përgjigja e BE-së? A është reaguar në kohë? A po lindin ndasi të reja? Apo kriza e COVID19 do të shërbejë për solidaritet dhe bashkëpunim edhe më të thellë? Si ndikon kjo procesin e integrimit europian për Shqipërinë dhe rajonin?

Krahas folësve që sjellin ekspertizën e tyre, këto çështje dhe të tjera të lidhura do t’i diskutojmë së bashku me pedagogët mentorë dhe studentët e angazhuar në projektin ‘Debati për Integrimin Europian në Auditorët Universitar’, i cili po zbatohet nga Qendra “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim” me mbështetjen e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Shqipëri (#OSFA).
Për të marrë pjesë, rregjistrohu: https://forms.gle/HWDgxV7JtWBWVt2v8