Vlera e inovacionit në kohë krize
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Krijimtarisë dhe Inovacionit, Tech360 Smart Solutions, Kolegji Profesional i Tiranës, Qendra “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim”, Qendra për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare si dhe Erasmus Student Netëork në Shqipëri organizojnë Webinarin: “Vlera e inovacionit në kohë krize”.
Inovacioni luan një rol themelor në një mjedis të ri të karakterizuar nga kriza të herëpashershme (në rastin e Shqipëri psh kriza e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe tanimë nga pandemia COVID19). Më gjerë, duke marrë parasysh sfidat por edhe mundësitë që krijohen prej pandemisë COVID19, ju ftojmë të bashkëbisedojmë me ekspertët lidhur me rolin që inovacioni luan në kohë krizash dhe sesi biznesi, shoqëria civile apo sektori i arsimit po përballen me këtë realitet dhe sesi po përgatiten për “normalitetin e ri” në post-krizë. Si bëhet vlerësimi i impaktit në kohë krize? Cili është roli i inovacionit? Cilat janë sfidat për sipërmarrjen? Për arsimin? për Shoqërinë civile? Po mundësitë? Si duhet të përgatitemi për ‘normalitetin e ri’ post-krizë? Cilat janë mësimet e nxjerra? Çfarë do të thotë përdorimi i qasjes “Mësim & Zhvillim”? Bashkohuni e ndani përvojën dhe mendimet tuaja me ne. Ju mirëpresim!
Për të marrë pjesë regjistrohuni: https://forms.gle/EYWAfgMePtApcEof6