Që prej nentorit 2019 Qendra ‘Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim-SCiDEV’ ka zbatuar projektin ‘Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitare’, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-OSFA.
Gjatë këtyre muajve maratonë kemi patur kënaqësinë të punojmë me studentë dhe mentorë të motivuar nga 13 universitete në Tiranë dhe Durrës.
SCiDEV shpreh mirënjohje dhe falenderim për mbështetjen e OSFA, angazhimin serioz të studentëve, përkushtimin e mentorëve, drejtuesit e universiteteve që përqafuan këtë nismë si edhe stafit të projektit!
Situata e shkaktuar nga COVID-19 e transferoi aktivitetin e debateve online si një përgjigje e shëndetshme për vazhdimin e aktiviteteve të projekti. 
Gjatë muajve të izolimit SCiDEV dhe të rinjtë janë angazhuar në shkrime dhe analiza të publikuara në rubrikën #debateblog, por edhe fushata ndërgjegjësimi si #QëndronëShtëpi #QëndroAktiv.
Pavarërisht sifdave, zhvillimi i aftësive analitike dhe kritike të studentëve dhe kërkuesve të rinj është një nga rezultatet për të cilët ne krenohemi dhe synojmë të zgjerojmë më tej. Jemi të lumtur kur shohim se debati publik mbi Integrimin Europian në Shqipëri po zhvillohet në një nivel më të informuar dhe duke treguar qytetari dhe angazhim rinor!
Gjeni në vijim videon përmbledhëse të projektit ndërsa ju ftojmë të na ndiqni në vijim për nismat e radhës në:
Twitter: @SCiDEV_center