Bëhu pjesë!

A dëshiron të zhvillosh më tepër dijet dhe aftësitë rreth proceseve të  zhvillimit ekonomik dhe social në Shqipëri apo më gjerë?

A dëshiron të zhvillosh aftësitë e të menduarit kritik, analizës së thellë, argumenteve të bazuara në evidenca, të folurin në publik?

A dëshiron të kontribuosh për një kulture të rigjallëruar të debatit?

A dëshiron të jesh pjesë e një grupi të rinjsh proaktiv dhe që u dëgjohet zëri?

A dëshiron të jesh aktiv në komunitetin tënd dhe të bësh ndryshimin?

Atëhere, Programi Kombëtar i Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë dhe Debati Universitar Edicioni III  – “Nga Fjala tek Veprimi” është për ty!

Studentët e interesuar të shprehin interesin e tyre duke iu drejtuar pedagogëve mentor në 14 universitetet pjesëmarrëse. Afati 19.11.2021

THIRRJA