Qendra “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim” (SCiDEV është një organizatë jofitimprurëse dhe jopartiake e cila synon të mbështesë dhe inkurajojë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social si dhe të mbështesë demokratizimin e vazhdueshëm në Shqipëri dhe në rajon. Për ta arritur këtë, SCiDEV punon me akademinë, shoqërinë civile, institucionet private dhe publike, në forcimin e inovacionit dhe kërkimit shkencor, advokimin dhe mbështetjen e përdorimit të evidencave për iniciativat ligjore dhe rregullatore, si dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve për të forcuar institucionet publike dhe private, institucionet e arsimit të lartë, mediat dhe të tjerë aktorë të shoqërisë civile. SCiDEV është në kërkim të një Menaxheri/eje të rrjeteve sociale me kohë të pjesshme, i/e cila përshtatet lehtësisht me zhvillimet e shpejta dhe dinamikat e
organizatës. Si Menaxher/e e rrjeteve sociale, ju do të luani një rol kyç në hartimin dhe zbatimin e strategjive të vizibilitetit për rritjen e përfshirjes së audiencës në rrjetet sociale, si dhe koordinimin e eventeve.
Nëse dëshironi t’i bashkoheni një mjedisi dinamik pune dhe një skuadre profesionale dhe energjike, na dërgoni CV dhe një leter motivimi në adresën elektronike: info@scidevcenter.org
Afati: 28 prill, 23:59.