Në kuadër të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-“Nga fjala tek veprimi”, zbatuar nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) dhe mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), u realizuar programi i ngritjes së kapaciteteve. Gjatë këtij programi, të rinjtë debatues u trajnuan nga ekspertë të fushës me tematike të ndryshme si: ‘Aktivizmin publik dhe politik’,  ‘Përdorimi i mjeteve digjitale për aktivizëm’, ‘Pjesëmarrja në proceset vendimmarrëse: Arsimi i Lartë’. Në këtë seri trajnimesh studentët u njohën nga afër me disa nga proceset vendimmarrëse dhe përfshirjen e studentëve në strukturat e Arsimit të Lartë si strukturat e sigurimit të cilësisë, qeveria studentore, klubet dhe organizatat studentore, Ligji mbi Arsimin e Lartë, etj.

Në vazhdimësi, SCiDEV do të pilotojë një program “Nga fjala tek veprimi” për mbështetjen e 8 të rinjve debatues për të vënë në jetë nismat e tyre bazuar tek aftësitë e fituara gjatë programit të zhvillimit të kapaciteteve dhe debatit me fokus sektorin e arsimit të lartë dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentarë të 25 prill 2021.

Të rinjtë debatues, pjesë e programit të debatit, që kanë interes të përfshihen duhet të plotësojnë formën e aplikimit brenda 20 mars 2021.

https://forms.gle/veLM61WMrMGpQ8uL9

8 të rinjtë e përzgjedhur do të punojnë me dy mentorë për të përgatitur një propozim konkret për arsimin e lartë në Shqipëri në bazë të një analize paraprake dhe për tu angazhuar në debate me kandidatët për deputet për tu prezantuar propozimin e tyre.