Në kuadër të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, zbatuar nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) dhe mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA),SCiDEV po piloton programin “Nga fjala tek veprimi” duke mbështetur 8 të rinjve debatues për të vënë në jetë nismat e tyre bazuar tek aftësitë e fituara gjatë programit të zhvillimit të kapaciteteve dhe debatit me fokus sektorin e arsimit të lartë dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentarë të 25 prill 2021.
Pasi kanë punuar me mentorët e tyre për të analizuar situatën aktuale, impaktin e COVID-19 në arsimin e lartë, të rinjtë kanë përgatitur disa propozime konkrete që do ua propozojnë kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Takimi i parë me Z. Ervin Bushati
Takimi i dytë me Znj. Ina Zhupa
Takimi i tretë me Z. Laert Duraj
Takimi i katërt me Znj. Sorina Koti