SCiDEV vijon fushatën e advokimit për përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje, përmes fushatës #NgaFjalaTekVeprimi
Pas takimeve dhe përballjeve me kandidatët për deputetë, 8 studentët debatues u takuan sot me Zv. Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Z. Oltion Rrumbullaku për t’i prezantuar rekomandimet e tyre lidhur me arsimin e lartë. Në takim morrën pjesë edhe eskpertët e SCiDEV: mentorja e të rinjve debatues, Dr. Erida Curraj, dhe trajnerja e programit të zhvillimit të kapaciteteve, Dr. Dorina Gjipali si edhe themeluesja e SCiDEV, Dr. Blerjana Bino. Takimi u zhvillua në mjediset e Ministrisë në vazhdim të një kërkese zyrtare nga SCiDEV drejtuar Ministrisë për të marrë parasysh propozimet e studentëve. Ky takim vjen dhe në kuadër të konsultimit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026. Gjatë takimit të rinjtë prezantuan propozimet e tyrë për politika publike në Arsimin e Lartë, në përgjigje të krizës së shkaktuar nga COVID19. Zv. Ministri Rumbullaku prezantoi elementët kryesor të Strategjisë sa i takon arsimit të lartë duke u ndalur tek:
  • Rritja e cilësisë së arsimit të lartë nëpërmjet riorganizimit të programeve të studimit, modernizimit të infrastrukturës akademike dhe aplikimit të standardeve të larta të vlerësimit institucional dhe të programeve të studimit.
  • Ndërlidhja më e mirë e arsimit të lartë me tregun e punës.
  • Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në Shqipëri dhe integrimi në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA).
  • Avancimi i infrastrukturës së TIK-ut dhe i shërbimeve digjitale për IAL-të publike.
Në takim, të rinjtë dhe ekspertët e SCiDEV e vunë theksin tek:
  • rëndësia e përfaqësimit cilësor të studentëve dhe fuqizimi i tyre për të marrë pjesë në vendimmarrje në strukturat e IAL-ve për arsim më cilësor
  • pavarësia dhe forcimi i institucioneve të pavarura për arsimin e lartë si ASCAL për sigurimin e cilësisë dhe akreditimin
  • infrastruktura digjitale dhe kapacitimi i pedagogëve me mënyrat e reja të mësimit në kushtet e reja të post pandemisë dhe digjitalizimit
  • rëndësia e lidhjes së programeve me kompetenca konkrete për studentët dhe përditësimi sipas nevojave të tregut të punës
  • fokusi tek përfshirja e vajzave dhe grave në STEM dhe përcaktimi strategjik i STEM
Gjatë vitit akademik 2020-2021 SCiDEV ka zbatuar edicionin e dytë të projektit Laboratori i Debatit mbi Integrimin Europian në Auditorët Universitarë” , mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine për të dytin vit radhazi, me fokus kësaj aktivizmin rinor.