Impakti i COVID-19 në arsimin e lartë në Shqipëri ishte fokusi i takimit të të rinjve debatues me Znj. Sorina Koti, kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Korçë. Ky takim vjen në kuadër të projektit ‘Debati universitar për integrimin: Edicioni 2 – Nga fjala tek veprimi’, realizuar nga SCiDEV me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Katër të rinj debatues nën mentorimin e Dr. Erida Curraj kanë realizuar një analizë të impaktit të COVID-19 në arsmimin e lartë në Shqipëri si dhe të programit të Partisë Demokratike për arsimin e lartë në përgatitje të takimit me Znj. Sorina Koti, pedagoge dhe kërkuese në Universitetin “FAN S. NOLI” Korçë, eksperte e financave publike, drejtuese e qëndrës Economic Intelligence Center dhe ish-anëtare e Këshillit Bashkiak në Korçë.
Silvana Rusi, studente në Institutin e Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës prezantoi fushatën nga “Fjala tek Veprimi”, projektin dhe të rinjtë debatues të grupit të saj dhe falenderoi Znj. Koti për gadishmërinë për tu takuar me të rinjtë dhe për të dëgjuar propozimet e tyre për arsimin e lartë në vend. Dhimitri Çipi, student në Universitetin Europian të Tiranës dhe Marime Gjoka, studente në Fakultetn e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, parashtruan një analizë të situatës lidhur me autonominë e universiteteve publike, menaxhimin e fondeve, situatën me konvitetet, mësimin online, diplomimin në kushtet të pandemisë dhe të tjera shqetësime të studentëve lidhur me ndikimin e COVID-19 në arsimin e lartë duke i kërkuar Znj. Koti perspektivën e saj për këto elementë si edhe planet e Partisë Demokratike për t’i adresuar ato nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ndërkohë, Iris Beqiri, studentë në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, bëri një përmbledhje të diskutimit dhe të propozimeve të përgatitura nga të rinjtë për arsimin e lartë. Ndër të tjera të rinjtë sugjeruan ndryshimet e nëvojshme në legjislacion për mësimin online ose të ndërthurur, investime në bibliotek digjitale, lidhjen me praktikën, transparencën e fondeve etj.
Znj. Sorina Koti u parashtroi studentëve qendrimet e saj si dhe të Partisë Demokratike lidhur me arsimin e lartë duke e vënë theksin tek cilësia e arsimit të lartë, autonomia universitare, lidhja e kurrikulës me tregun e punës përmes praktikës, investimi në infrastrukturë dhe menaxhimi më i mirë i fondeve. Znj. Koti theksoi synimin e Partisë Demokrarike për të miratuar një ligj të ri për arsimin e lartë, në bashkëpunim me akademikët, specialistët më të mirë dhe vetë studentët dhe në përputhje me standardet dhe parimet më të avancuara bashkëkohore europiane. Znj. Koti u shpreh e gatshme për të vazhduar komunikimin dhe bashkëbisedimin me të rinjtë dhe i ftoi që ta thërrisnin në ‘interpelancë’ edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit për të diskutuar rreth hapave konkrete të ndërmarrë nga Partia Demokratike nëse vjen në pushtet.
Takimi ishte i frytshëm edhe për studentët për të zhvilluar më tej analizën, rekomandimet e paraqitura si edhe aftësitë e tyre për tu përballuar me debate live me vendimmarrës. Në përfundim Blerjana Bino, Bashkëthemeluese e SCiDEV dhe menaxhere e projektit, përgëzoi studentët për përgatitjen dhe performancën dhe falenderoi Znj. Koti për bashkëpunimin e saj dhe mundësinë për ta mbajtur urën e komunikimit të hapur dhe më tej.