Zalika Gjomemetaj, pjesëmarrëse në debatin universitar për integrimin, Universiteti i Vlorës

Shoqëria ka ndryshuar, por natyra e gruas mbetet e njëjtë: jo inferiore ndaj burrit, por e ndryshme prej tij” – John Fitzsimons

“Tre gjëra e bëjnë njeriun të mirë dhe të virtytshëm: natyra, zakoni, arsyeja.”[1]A mundet që një grua apo një skllav të jetë një qenie njerëzore e virtytshme? Përgjigjja e Aristotelit është jo sepse virtyti i një burri është të komandojë, dhe i një gruaje është që të bindet. Dhe virtyti i burrit është virtyti i qenieve njerëzore si i tillë, kështu që një grua e virtytshme, apo një skllav i virtytshëm nuk është një qenie plotësisht e virtytshme. Meqenëse gratë janë në thelb inferiore dhe jo të përsosura, virtyti më i mirë që ato mund të arrijnë është e lidhur me virtytin e përsosur të një mashkulli të lire.[2]

Kohët kanë ndryshuiar dhe ne sërisht vazhdojmë të kemi po të njëjtin problem. John Fitzsimons tha: “Shoqëria ka ndryshuar, por natyra e gruas mbetet e njëjtë: jo inferiore ndaj burrit, por e ndryshme prej tij”. Ishte viti 1848[3] ku lëvizjet e organizuara të grave për  kërkimin e të drejtave solli hartimin e Women’s Rights Convention[4]. Që nga ai moment grup feministësh në mbarë botën filluan të lëviznin për arritjen e të drejtave të grave, më pas fokusi i kësaj vale u zhvendos te arritja e barazisë dhe lirisë, ndërsa sot synimi është pranimi i ndryshimit për përmirësimin e raportit burrë-grua.[5]

Jetojmë në shekullin e 21 dhe “lufta” e feministëve nuk është më hartimi, miratimi apo ratifikimi i akteve apo marrëveshjeve ligjore që garantonin të drejtat e femrave, por luftimi i idesë së mosegzistencës së barazis midis një mashkulli dhe një femre. Dhe një gjë e tillë do të vazhdoj të jetë derisa ne të ndalojmë së klasifikuar çdo gjë në: “kjo për vajza, kjo për djemë”.

Jam 23 vjeçe dhe nuk mbaj mend asnjë moment nga fëmiria ime që dikush të më ketë dhuruar një makinë, avion apo tren dhe do të çuditesha nëse ndonjëri prej jush do të më thoshte se dikur, dikush i kishte dhuruar një kukull, nëse je djalë apo një makinë, nëse je femër.  Sepse si atëherë, por edhe tani, me kukulla luajnë vetëm femrat, ndërsa me makina vetëm meshkujt. Për mos të mjaftuar ky steriotip absurd, sot, nëse një fëmijë do të jetë duke poseduar një objekt që është cilësuar si i “seksit të kundërt” do të mendohet se diçka nuk shkonë mirë me të, se ai/ajo është homoseksual/e, transgjen/e. Nuk e di sa prej jush kanë qenë apo kanë organizuar një baby shower dhe sa herë kanë parë që kur foshnja është femër zbukurimet të jenë blu apo anasjelltas? Asnjëherë besoj, sepse ngjyra rozë është për femra dhe ngjyra blu është për meshkuj. E vërteta është që si roza edhe bluja janë thjeshtë ngjyra dhe si të tilla nuk është e nevojshme t’i kategorizojmë sipas gjinisë.  Nëse nuk ju kujtohet se kush ka qenë ngjyra juaj e preferuar kur keni qenë vetëm tre vjeç, atëherë pyesni një fëmijë të asaj moshe dhe përgjigjia do të jetë: roza nëse është femër dhe blu nëse do të jetë mashkull. Dhe kjo jo sepse arrin të bëj ndonjë dallim mes ngjyrave, por sepse dhoma e tij/saj është e lyer me blu/rozë, sepse në dollapin e tyre mbizotërojnë ato dy ngjyra, apo sepse një mashkull nuk mund të vesh një bluzë rozë, sepse ajo ngjyrë është për femra. Një femër mund të vishet si një peinceshë, por kur sesi nuk mund të vesh një kostum superheronjsh.

Edhe pse duken gjëra shumë të vogla dhe të parëndësishme në të vërtet ato krijojnë ato dallimet e para (duke përjashtuar ato fizike), që ekzistojnë midis femrave dhe meshkujve. Që në moshë të vogël një femre i mësohet se qëllimi kryesor i saj në jetë është krijimi i një familjeje, kur në të vërtet “detyra” kryesore që ka çdo njëri nga ne është të jetojë. Një femër duhet të di të gatuaj, pastoroj, qep, hekuros, sepse ato janë përgjegjësi e saj, sepse shtëpia është përgjegjësia e saj, sepse nëse nuk di të bëj punët e saj do ngelet në derë. Ndërsa meshkujve i’u mësohet se detyra e tyre kryesore është të sjelli të arshura në shtëpi, i mësohet se një mashkull nuk mund të qaj, sepse kur qan tregon dobësi.

Teksa një mashkulli i mësojnë sesi të drejtojë, një femre i mësojnë sesi të bindet. Një femër duhet të bëj gjithçka që të mbaj familjen e bashkuar, gjithçka përfshin edhe sakrifikimin e saj nëse është i nevojshëm. Kur jeton me prindërit mbi drejtimin që do të marrë jeta e saj vendos i jati,ndërsa kur martohet bashkëshorti i saj. Është ai të cilit do ti kërkoj leje për të vazhduar studimet, për të punuar apo edhe për mënyrën e të veshurit. Sepse një femër e “ndershme”  nuk vesh të shkurtra apo roba të hapura, e nuk qesh me zë të lartë.

Ështe dhimbshme, por e vërtetë ,jetojmë në një shoqëri që kur një femër përdhunohet fajin nuk e ka përdhunuesi, por ajo, sepse ishte veshur në mënyrë provokuese, apo se ajo vetë e kishte provokuar. Nëse burri jot të detyron të kryesh marrëdhënje me të nuk quhet përdhunim, sepse ai është burri jot. Kur nje mashkull tradhëton, është fai i bashkëshortes, kurse kur ndodh e kundërta femrës i vendosin 1001 epitete. Sot vazhdo akoma të ketë “punë për meshkuj, punë për femra”, mosbarazi në pagë. Dhe ide të tipit meshkujt janë më të zgjuar se femrat dhe një femër nuk mund të vendoset në poste drejtuese sepse nuk ka të njëjjtën aftësi, zotësi me ato të një mashkulli. Sigurisht që në këtë fushë janë ndërmarrë masa të cilat kanë sjellë ndryshime positive, por sërisht ka akoma shumë për të punuar.

Për këto dhe shumë arsye të tjera femrat dhunohen dhe vriten dhe kjo gjë do të vazhdoj nëse nuk filllojmë t’i edukojmë fëmijët në mënyrë të barabartë. Më e rëndësishmja duhet t’iu mësojmë fëmijëve tanë se në këtë jetë vijmë për të jetuar dhe për ta shijuar atë në maksimum, që kemi lindur vetëm dhe do të vdesim vetëm, që nuk kemi nevoj për gjysmën tjetër për të qenë të lumtur, pasi lumturinë duhet ta gjejmë brenda vetes. Dhe se pas një mashkulli të pushtetshëm ndodhet një femër e zgjuar, jo, në krah të një burri të pushtetshëm ndodhet një grua e zgjuar.

Zvicra është konsideruar si një nga shtetet që ka politikat më të avancuara në botë mbi barazinë gjinore.[6] Ajo aplikon një kulturë neutral të edukimit të fëmijës kjo e pa varur nga seksi i tyre.[7] Mendoj që  është e rëndësishme që ky edukim të filloj edhe në Shqipëri.

[1] Aristoteli, Politika, Libri 7, XIII, përkth. Enida Rusi, Plejad 2003, f. 193. Sipas Arsitotelit vetëm njeriu ka arsye prandaj këto virtyte duhet te jenë në harmoni me njëra- tjetrën.

[2] English, Jane, Sex Equality, Prentice Hall, Inc., Englewood Cliffs, New Jersey, 1977, f. 20

[3] History, (update 20 nëntor 2019), Seneca FAlla Convention, https://www.history.com/topics/womens-rights/seneca-falls-convention, (parë për herë të fundit 03.02.2021)

[4] Parashikonte të drejtat civile, sociale dhe fetare të femrave.

[5] Profiri. M (2019), Feminizmi në diskutimet filozofike postmoderne, Refleksion mbi teorinë e Julia Kristevës, Tiranë, Fq17, parag 1. (parë për herë të fundit 03.02.2021)

[6] L. Eingenmabb, Y, Holl, (2016) Verso I’uguaglianza di genere?, http://library.fes.de/pdf-files/bueros/rom/12586.pdf

[7] Po aty