Më 31.01.2022 u zhvillua takimi orientues mes përfaqësuesve të SCiDEV QKSN dhe ESN dhe 15 studentëve pjesëmarrës të ndarë në 3 grupe sipas qyteteve nga vijnë përkatësisht nga Tirana,Shkodra dhe Korça në kuadër të Projektit “Nga Fjala Tek Veprimi -Aktivizëm për punën rinore përmes inovacionit dhe krijimtarisë”. Takimi nisi me fjalën e Blerjana Bino drejtoreshë ekzekutive e SCiDEV e cila dha inputet e para rreth projektit dhe përshtypjeve të deritanishme rreth bashkëpunimit dhe pritshmërive për muajt e ardhshëm.
Më tej Nevila Xhindi si përfaqësuese e QKSN shtroi fjalën rreth rëndësisë që ka angazhimi i të rinjve në këtë projekt dhe se si ai i ndihmon ata për të fuqizuar veprimin e tyre në komunitetin ku jetojnë. Ajo nënvizoi se elementi që do të cilësojë dhe bëjë aktivizmat e të rinjve unikë është pikërisht elementi i krijimtarisë dhe inkurajoi studentët të jenë sa më kreativë në implementimin e aktivizmave të tyre duke ndërthurur përdorimin e shumë metodave të një spektri të gjerë që gjenden sot online dhe offline.
Në lidhje me këtë Lutjona Lula vuri theks të veçantë në lidhje me metodat digjitale dhe te cilat studentët e gjejnë veten më shumë rreth nismave të planifikuara. Studentët pas trajnimeve të mëparshme gjatë muajit dhjetor shprehën se kanë nisur në inkoroporimin e ideve dhe punës në grup për të formësuar nismat. Dy nga idetë që u përmendën ishin nga studentët Vasil Ciko dhe Armando Lekaj përkatësisht nga qytetet e Korçës dhe Shkodrës të cilët treguan se kanë nisur punën me grupin për realizimin e ideve. Ideja e parë ka të bëjë me ndihmesën e personave në nevojë me nisma advokuese për mbledhje ndihmash ushqimore dhe veshmbathjeve në Korçë nga të rinjtë. Kjo ide do të angazhojë të rinjtë për ti mbledhur ndihmat dhe advokimit në metoda online për të ndarë rezultatet. Ideja e dytë e menduar nga të rinjtë shkodranë ka të bëjë me realizimin e një kuvendi të studentëve. Ata mendojnë se përfshirja në vendimmarrje në arsimin e lartë është një nga problemet më shqetësuese dhe duan të punojnë fort mbi implementimin e kësaj nisme për të ndërgjegjësuar studentët e gjithë fakulteteve të Universitetit Luigj Gurakuqi se si të bëhen pjesë. Ata shprehën se madje kanë nisur punën duke shfrytëzuar një nga mënyrat e sugjeruara edhe më parë për ta me anë të peticioneve.
Në përfundim përfaqësueset e tre organizatave dhanë indiciet për hapat e mëtejshme dhe çmuan kontributin e dhënë deri tani nga studentët duke i fuar ata të jenë sa më të lirshëm për ti kontaktuar nëse kanë nevojë dhe shprehën angazhimin e mbështetjes së mëtejshme të studentëve me promovim të iniciativave të ndërmarra nga ta dhe dhanë këshillat për punën në vazhdim.