Pandemia COVID-19 ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën sesi të rinjtë sot arsimohen dhe digjitalizimi tashmë është pjesë e pandashme e procesit dhe në të ardhmen arsimi nuk mund të mendohet pa të ose të paktën në formë të ndërthurur mes fizikes dhe online. Ky ishte mesazhi kryesor në përfundim të debatit të organizuar në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës në 11 Shkurt, 2021. Dr. Jonida Mehmetaj, mentore e studentëve, nënvizoi në fjalën e taj hyrëse rolin e programit të debatit në zhvillimin e studentëve si edhe në falenderoi SCiDEV për ofrimin e mundësive për studentët si programi i trajnimit apo fushata e aktivizimit online.
SCiDEV organizoi debatin e dytë universitar të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. 8 studentë, nën mentorimin e Dr. Jonida Mehmetaj, të ndarë në dy skuadra të drejtuara nga Tedi Gusha dhe Zalika Gjomemetaj, studentë të drejtësisë në Universitetin e Vlorës, debatuan rreth mocionit “E ardhmja e arsimit tashmë është që të ofrohet online pas pandemisë COVID19”. Gjithashtu, liderët e dy skaudrave debatuan edhe për mocionin “Lëvizja e lirë në Bashkimin Europian për të jetuar, për tu arsimuar dhe për të punuar do të shkaktojë krizë demografike në Shqipëri”. Performanca e studentëve ishte e shkëlqyer duke nisur nga etika në komunikim, përgatitja e argumentave, evidencave, pyetjeve, kundër-përgjigjet, gjuha e trupit, dhe përkushtimi dhe serioziteti në të gjithë debatin.
Anëtarët e jurisë, Dr. Jonida Mehmetaj (mentore e skuadrave të debatit), Lutjona Lula (eksperte komunikimi për zhvillim) and Adajan Fani (ekspert i SCiDEV) përgëzuan studentët për debatin, shpallën fitues skuadrën pro të drejtuar nga Tedi Gusha dhe njëkohësisht përgëzuan studentët për arritjen.
Video e plotë: Debati Universiteti i Vlorës