Debati në  Marin Barleti ishte debati i shtatë  i zhvilluar deri më tani. Ai u zhvillua fizikisht në ambientet e universitetit. SCiDEV organizoi këtë debat instituicional të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar në kuadrin e projektit të “Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mentorja e universitetit Profesoreshë Eurona Leka ka punuar me përkushtim dhe në mënyyrë rigoroze me studentët pjesëmarrës  dhe në nisje të debatit  dha përshtypjet e punës së deritanishme  me ta dhe falenderoi SCiDEV për organizimin e Debatit Universitar dhe programeve të tjera të kapacitetit dhe trajnimeve për studentët. Ajo  shprehu mirënjohjen për vëmendjen që studentët i kanë kushtuar Debatit në mënyrë që të kishin një performancë sa më dinjitoze edhe pse për shumë prej tyre kjo ka qenë një periudhë mjaft impenjuese.

Pas hedhjes së shortit për temat dhe qëndrimet në temën e përballjes së parë studentët debatuan rreth temës  “Shoqëria njerëzore duhet të përshtatet me ndryshimet klimatike” ku skuadra e udhëhequr nga studentja Melisa Mulaj mbajti qëndrimin  Pro dhe skuadra e udhëhequr nga studenti Koi Barbullushi  mbajti qëndrimin Kundër. Skuadrat u fokusuan në sjelljen e argumentave të lidhura me ngrohjen globale dhe nismat që janë zhvilluar së fundmi lidhur me këtë teatikë. Të dy skuadrat treguan seriozitet të lartë, ,përdorim të mirë të gjestikulacionit dhe gjuhës së trupit duke patur një përgatitje të shkëlqyer.

Përsa i përket debatit të liderëve tema e përzgjedhur po me short qe “Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor si një mundësi për të tejkaluar njëherë e  përgjithmonë konfliktet e së shkuarës duhet të marrë përparësi në raport më integrimin në Bashkimin Europian’

Në këtë debat studenti Koi Barbullushi mbajti qëndrimin Pro dhe studentja Melisa Mulaj atë  Kundra  ku sollën argumenta të shumtë bazuar në me një debat të zellshëm duke u fokusuar te procesi i Berlinit dhe Open Balkan  ku të dy liderët  treguan një përgatitje të lartë.

Pas përfundimit të përballjeve studentët u shprehën rreth eskperiencës së tyre me kolegët,mentoren dhe dhanë edhe sugjerime e qasje të tyre  gjatë përgatitjes me temat  ku treguan edhe për ato që ju kishin pëlqyer më tepër dhe falenderuan SCiDEV për realizimin dhe përfshirjen e tyre në projekte të këtilla.

Juria e përbërë nga Eurona Leka (Mentore e studentëve dhe Lektore në Univ.Barleti  ), Erion Kristo(Lektor në Univ.Barleti) dhe Shpëtim Cami(Lektor  në  Univ.Barleti/ ) vlerësoi të dy skuadrat për  seriozitetin e përkushtimin ku Profesoreshë Eurona Leka duke edhe qenë mentore e skuadrave vlerësoi përpjekjet dhe qasjen shumë aktive të studentëve këtë vit  ndërsa anëtarët e jurisë Erion Kristo dhe Shpëtin Cami dhanë përshtypjet dhe disa sugjerime rreth mënjanimit të anës emotive dhe përqëndrimit në më shumë objektitvitet gjatë debatitmit këshilla këto që i shërbejnë studentëve mjaft për fazën e ardhshme të debatit.

Pas fjalës falenderuese të Profesoreshë Euronës për gjithë përkushtimin e studentëve dhe analizimit të të gjithë elementëve me rëndësi në garë juria shpalli fituese skuadrën e udhëhequr nga studenti Koi Barbullushi që do të përfaqësojë Universitetin Barleti  në fazën e ardhshme në përballjet mes 14 institucioneve dhe njëkohësisht përgëzoi gjithë studentët për arritjen.