Debati në Universitetin Luarasi ishte debati i dhjetë i zhvilluar deri më tani. Ai u zhvillua fizikisht në ambientet e universitetit. SCiDEV organizoi këtë debat instituicional të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar në kuadrin e projektit të “Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mentorja e Universitetit Profesoreshë Dorina Gjipali ka punuar me përkushtim dhe në mënyrë rigoroze me studentët pjesëmarrës dhe në nisje të debatit dha përshtypjet e punës së deritanishme me ta dhe falenderoi SCiDEV për organizimin e Debatit Universitar dhe programeve të tjera të kapacitetit dhe trajnimeve për studentët. Ajo shprehu mirënjohjen për vëmendjen që studentët i kanë kushtuar Debatit në mënyrë që të kishin një performancë sa më të lartë përpos impenjimeve të shumta ekstrakurrikulare ku ata bëjnë pjesë.
Pas hedhjes së shortit për temat dhe qëndrimet në temën e përballjes së parë studentët debatuan rreth temës “ Zhvillimi teknologjik (si p:sh Inteligjenca Artificiale) merr përparësi mbi të drejtat e njeriut”
ku skuadra e udhëhequr nga studentja Anxhela Kokoshi mbajti qëndrimin Pro dhe skuadra e udhëhequr nga studentja Iris Dajti mbajti qëndrimin Kundër. Skuadrat u fokusuan në sjelljen e argumentave të lidhura me të dhënat dhe qasjet juridike rajonale dhe europiane duke vlerësuar edhe shembujt lokalë të avancimit teknologjik rreth benefiteve dhe pasojave që ato sjellin.
Të dy skuadrat treguan seriozitet të lartë,etikë në komunikim ,përdorim të mirë të gjestikulacionit dhe gjuhës së trupit duke patur një përgatitje të shkëlqyer.
Përsa i përket debatit të liderëve tema e përzgjedhur po me short qe “Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor si një mundësi për të tejkaluar njëherë e përgjithmonë konfliktet e së shkuarës duhet të marrë përparësi në raport më integrimin në Bashkimin Europian’
Në këtë debat studentja Iris Dajti mbajti qëndrimin Pro dhe studentja Anxhela Kokoshi atë Kundra ku sollën argumenta të shumtë bazuar në me një debat të zellshëm duke u fokusuar në zhvillimet politike aktuale të rajonit si edhe duke konsideruar faktorët historikë dhe gjeopolitikë.
Pas përfundimit të përballjeve studentët u shprehën rreth eskperiencës së tyre me kolegët,mentoren dhe dhanë edhe sugjerime e qasje të tyre gjatë përgatitjes me temat ku treguan edhe për ato që ju kishin pëlqyer më tepër dhe falenderuan SCiDEV për realizimin dhe përfshirjen e tyre në projekte të këtilla.
Juria e përbërë nga Dorina Gjipali (Mentore e studentëve dhe Lektore në U.Luarasi), Prof.Assoc.Dr. Rezana Konomi-Dekane e Fakultetit të Drejtësisë/U.Luarasi) (Dr. Admir Belishta-Dep.i Drejtesisë/U.Luarasi) vlerësoi të dy skuadrat për seriozitetin e përkushtimin ku Profesoreshë Dorina Gjipali duke edhe qenë mentore e skuadrave vlerësoi përpjekjet dhe qasjen shumë aktive të studentëve këtë vit ndërsa anëtarët e jurisë Prof.Assoc.Dr. Rezana Konomi dhe Dr. Admir Belishta dhanë përshtypjet dhe disa sugjerime për të patur më shumë pasion në kundërpërgjigjien e argumentave si dhe i inkurajuan për të marrë pjesë në sa më shumë debate konstruktive këshilla këto që ju shërbejnë mjaft studetëve për fazën e ardhshme të debatit.
Pas fjalës falenderuese të Profesoreshë Rezana Konomit për gjithë përkushtimin e studentëve dhe analizimit të të gjithë elementëve me rëndësi në garë juria shpalli fituese skuadrën e udhëhequr nga studentja Iris Dajti që do të përfaqësojë Universitetin në fazën e ardhshme në përballjet mes 14 institucioneve dhe njëkohësisht përgëzoi gjithë studentët për arritjen.