Shqipëria duhet të gjejë një nishë ekonomike duke maksimizuar mundësitë që ofron teknologjia e informacionit, por duke u kujdesur për sektorët prioritarë të vendit si turizmi dhe bujqësia. Ky ishte mesazhi kryesor në përfundim të debatit të organizuar në Universitetin Luarasi në 15 Shkurt, 2021. Zv/Rektor i Universitetit Luarasi, Prof. Asoc.Dr. Ani Dasho dhe Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në këtë universitet, përshëndetën studentët dhe theksuan rëndësinë e aktivizimit të tyre drejt angazhimit publik dhe vendimmarrjes përmes programit të debatit. Prof. Asoc. Dr. Dr. Dorina Gjipali, mentore e studentëve, nënvizoi në fjalën e taj hyrëse rolin e programit të debatit në zhvillimin e studentëve si edhe në falenderoi SCiDEV për ofrimin e mundësive për studentët si programi i trajnimit apo fushata e aktivizimit online.

SCiDEV organizoi debatin e tretë universitar të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. 8 studentë, nën mentorimin e Dr. Dorina Gjipali, të ndarë në dy skuadra të drejtuara nga Anxhela Kokoshi dhe Klidi Ndoni, studentë të drejtësisë në Universitetin e Luarasi, debatuan rreth mocionit “Profili i ri ekonomik i Shqipërisë duhet të jetë i fokusuar nga sektori i teknologjisë së informacionit si me më shumë potencial të lartë zhvillimi në raport me sektorët më tradicionalë të ekonomisë shqiptare”. Gjithashtu, liderët e dy skaudrave debatuan edhe për mocionin “Lëvizja e lirë në Bashkimin Europian për të jetuar, për tu arsimuar dhe për të punuar do të shkaktojë krizë demografike në Shqipëri”. Performanca e studentëve ishte e shkëlqyer duke nisur nga etika në komunikim, përgatitja e argumentave, evidencave, pyetjeve, kundër-përgjigjet, gjuha e trupit, dhe përkushtimi dhe serioziteti në të gjithë debatin.

Anëtarët e jurisë, Dr. Dorina Gjipali (mentore e skuadrave të debatit), Lutjona Lula (eksperte komunikimi për zhvillim) and Megi Ruka (RYCO) përgëzuan studentët për debatin, shpallën fitues skuadrën pro të drejtuar nga Anxhela Kokoshi dhe njëkohësisht përgëzuan studentët për arritjen.

Video e plotë e debatit në Universitetin Luarasi.