Debati në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë ishte debati i nëntë i zhvilluar deri më tani. Ai u zhvillua në një event hibrid. SCiDEV organizoi këtë debat instituicional të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar në kuadrin e projektit të “Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mentorja e Fakultetit Profesoreshë benita Stavre ka punuar me përkushtim dhe në mënyrë rigoroze me studentët pjesëmarrës dhe në nisje të debatit dha përshtypjet e punës së deritanishme me ta dhe falenderoi SCiDEV për organizimin e Debatit Universitar dhe programeve të tjera të kapacitetit dhe trajnimeve për studentët. Ajo shprehu mirënjohjen për vëmendjen që studentët i kanë kushtuar Debatit në mënyrë që të kishin një performancë sa më të mirë.
Pas hedhjes së shortit për temat dhe qëndrimet në temën e përballjes së parë studentët debatuan rreth temës “Për të rritur produktivitetin biznesi shqiptar duhet të investojë në burime në njerëzore dhe jo në teknologji’ ku skuadra e udhëhequr nga studentja Joana Katundii mbajti qëndrimin Pro dhe skuadra e udhëhequr nga studenti Krenar Myrteza mbajti qëndrimin Kundër. Skuadrat u fokusuan në sjelljen e argumentave të lidhura me studimet rajonale dhe qasjen edhe të unionit europian lidhur me teknologjinë dhe përdorimit të saj në biznes si edhe dhanë edhe qasjen personale lidhur me shembuj të spektrit ekonomik të përditshëm. Të dy skuadrat treguan seriozitet të lartë,etikë në komunikim ,përdorim të mirë të gjestikulacionit dhe gjuhës së trupit duke patur një përgatitje të shkëlqyer.
Përsa i përket debatit të liderëve tema e përzgjedhur po me short qe “‘Sistemi i prodhimit të energjisë elektrike duhet të decentralizohet në burime të vogla të rinovueshme”
Në këtë debat studenti Krenar Myrteza mbajti qëndrimin Pro dhe studentja Joana Katundi atë Kundra ku sollën argumenta të shumtë bazuar në me një debat të zellshëm duke u fokusuar në të dhëna dhe problematika konkrete të nivelit lokal duke bërë një debat përmbajtësor dhe të konstruktuar duke dhënë shembuj të shumtë në kuadrin shqiptar duke bërë një debat të shkëlqyer.
Juria e përbërë nga Benita Stavre (Mentore e studentëve dhe Zv.Rektore e Universitetit), Romeo Terolli drejtues i qendrës Alumni dhe të Karrierës) dhe dy Profesorëve nga Departamentet e Gjuhësisë vlerësoi të dy skuadrat për seriozitetin e përkushtimin ku Profesoreshë Benita Stavre duke qenë edhe mentore e skuadrave vlerësoi përpjekjet dhe qasjen shumë aktive të studentëve ndërsa anëtarët e jurisë Romeo Terolli dhe i dhanë përshtypjet dhe disa sugjerime përmbajtësore rreth artikulimit dhe aspekteve gjuhësore që i shërbejnë studentëve mjaft për fazën e ardhshme të debatit.
Pas fjalës falenderuese të Profesoreshë Benitës për gjithë përkushtimin e studentëve dhe analizimit të të gjithë elementëve me rëndësi në garë juria shpalli fituese skuadrën e udhëhequr nga studenti Krenar Myrteza që do të përfaqësojë Universitetin Fan.S.Noli, Korçë në fazën e ardhshme në përballjet mes 14 institucioneve dhe njëkohësisht përgëzoi gjithë studentët për arritjen.