Debati në Universitetin Europian të Tiranës ishte debati i gjashtë i zhvilluar deri më tani. Ai u zhvillua online përmes platformës zoom. SCiDEV organizoi këtë debat instituicional të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar në kuadrin e projektit të “Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mentori i universitetit Profesor Kljadi Logu ka punuar me përkushtim me studentët pjesëmarrës dhe në nisje të debatit ai dha përshtypjet e punës së deritanishme me ta dhe falenderoi SCiDEV për organizimin e Debatit Universitar dhe programeve të tjera të kapacitetit dhe trajnimeve për studentët. Ai shprehu mirënjohjen për vëmendjen që studentët i kanë kushtuar Debatit në mënyrë që të kishin një performancë sa më dinjitoze.
Pas hedhjes së shortit për temat dhe qëndrimet në temën e përballjes së parë studentët debatuan rreth temës “ Vaksinimi anti-COVID19 duhet të jetë me detyrim për qytetarët mbi 18 vjeç’ ‘ ku skuadra e udhëhequr nga studentja Ania Sauku mbajti qëndrimin Pro dhe skuadra e udhëhequr nga studentja Inesa Llanaj mbajti qëndrimin Kundër. Skuadrat u fokusuan në sjelljen e argumentave të lidhura me studimet më të fundit lidhur me vaksinimin dhe të drejtat e njeriut duke u bazuar në legjislacion kombëtar e ndërkombëtar.

Të dy skuadrat treguan seriozitet të lartë,etikë në komunikim,përdorim të mirë të gjestikulacionit dhe gjuhës së trupit duke patur një përgatitje të shkëlqyer.

Përsa i përket debatit të liderëve tema e përzgjedhur po me short qe “Profili i ri ekonomik i Shqipërisë duhet të jetë i fokusuar nga sektori i teknologjisë së informacionit si me më shumë potencial të lartë zhvillimi dhe jo në sektorët më tradicionalë të ekonomisë shqiptare”. Në këtë debat studentja Ines Llanaj mbajti qëndrimin Pro dhe studentja Ania Sauku atë Kundra ku sollën argumenta të shumtë bazuar në spektrin ekonomik vendas dhe zhvillimet e reja teknologjike me një debat të ethshëm ku të dy lideret treguan një përgatitje të lartë.

Pas përfundimit të përballjeve studentët u shprehën rreth eskperiencës së tyre me kolegët,mentoren dhe dhanë edhe sugjerime e qasje të tyre gjatë përgatitjes me temat ku treguan edhe për ato që ju kishin pëlqyer më tepër dhe falenderuan SCiDEV për realizimin dhe përfshirjen e tyre në projekte të këtilla.

Juria e përbërë nga Klajdi Logu (Mentor i studentëve dhe Lektor në UET ), Jonida Mehmetaj (Lektore në UV/Mentore e UV) dhe Eurona Leka (Lektore në Univ.Barleti/Mentore ) vlerësoi të dy skuadrat për seriozitetin e përkushtimin ku Profesor Kljadi Logu duke edhe qenë mentor i skuadrrave vlerësoi përpjekjet dhe qasjen shumë aktive të studentëve këtë vit ndërsa anëtaret e jurisë Eurona Leka dhe Jonida Mehmetaj dhanë përshtypjet dhe disa sugjerime për inkuadrimin e argumentave që të jenë më brenda kohës këshillë kjo që i shërben studentëve mjaft për fazën e ardhshme të debatit.
Pas fjalës falenderuese të Profesoreshë Euronës për gjithë përkushtimin e studentëve dhe analizimit të të gjithë elementëve me rëndësi në garë juria shpalli fituese skuadrën e udhëhequr nga studentja Ania Sauku që do të përfaqësojë UET në fazën e ardhshme në përballjet mes 14 institucioneve dhe njëkohësisht përgëzoi gjithë studentët për arritjen.

Video e plotë