Debati në  Universitetin Bujqësor ishte debati i  njëmbëdhjetë  i zhvilluar deri më tani. Ai u zhvillua fizikisht në ambientet e universitetit. SCiDEV organizoi këtë debat instituicional të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar në kuadrin e projektit të “Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mentorja e Fakultetit Profesoreshë  Oltjana Zoto ka punuar me përkushtim dhe në mënyyrë rigoroze me studentët pjesëmarrës dhe në nisje të debatit  dha përshtypjet e punës së deritanishme  me ta dhe falenderoi SCiDEV për organizimin e Debatit Universitar dhe programeve të tjera të kapacitetit dhe trajnimeve për studentët. Ajo shprehu mirënjohjen për vëmendjen që studentët i kanë kushtuar Debatit në mënyrë që të kishin një performancë sa më të mirë duke bërë një punë të gjatë hulumtuese.

Pas hedhjes së shortit për temat dhe qëndrimet në temën e përballjes së parë studentët debatuan rreth temës   ku skuadra e udhëhequr nga studenti Brajan Shkurta mbajti qëndrimin  Pro dhe skuadra e udhëhequr nga studentja Xhizela Agolli mbajti qëndrimin Kundër. Skuadrat u fokusuan në sjelljen e argumentave të lidhura me realitetin e qasjen e bizneseve së fundmi duke dhënë shembuj lokalë të shumtë. Të dy skuadrat treguan seriozitet të lartë,etikë në komunikim ,përdorim të mirë të gjestikulacionit dhe gjuhës së trupit duke patur një përgatitje të shkëlqyer.

Përsa i përket debatit të liderëve tema e përzgjedhur po me short qe  “Profili i ri ekonomik i Shqipërisë duhet të jetë i fokusuar nga sektori i teknologjisë së informacionit si me më shumë potencial të lartë zhvillimi dhe jo në sektorët më tradicionalë të ekonomisë shqiptare”

Në këtë debat studenti Brajan Shkurta  mbajti qëndrimin Kundër dhe studentja Xhizela Agolli atë Kundra  ku sollën argumenta të shumtë bazuar në kushtet e reja të tregut të punës dhe treguesit që sektorët tradicionalë ofrojnë me një përballje shumë të mirëstrukturuar.

Pas përfundimit të përballjeve studentët u shprehën rreth eskperiencës së tyre me kolegët,mentoren dhe dhanë edhe sugjerime e qasje të tyre  gjatë përgatitjes me temat  ku treguan edhe për ato që ju kishin pëlqyer më tepër dhe falenderuan SCiDEV për realizimin dhe përfshirjen e tyre në projekte të këtilla.

Juria e përbërë nga Oltjana Zoto (Mentore e studentëve dhe Lektore në UBT ), Silvana Nakuçi ( Lektore në UBT) dhe Marina Gjoka (SCiDEV) vlerësoi të dy skuadrat për  seriozitetin e përkushtimin ku Profesoreshë Oltjana duke edhe qenë mentore e skuadrave vlerësoi përpjekjet dhe qasjen shumë aktive dhe entuziaste të studentëve këtë vit  ndërsa anëtarët e jurisë dhe Silvana Nakuçi dhe Marina Gjoka i dhanë përshtypjet dhe disa sugjerime rreth forcimit të kohezionit dhe bashkëpunimit në skuadër këshilla këto që i shërbejnë studentëve mjaft për fazën e ardhshme të debatit.

Pas fjalës falenderuese të Profesoreshë  Oltjanës për gjithë përkushtimin e studentëve dhe analizimit të të gjithë elementëve me rëndësi në garë juria shpalli fituese skuadrën e udhëhequr nga studentja Xhizela Agolli që do të përfaqësojë Universitetin Bujqësor në fazën e ardhshme në përballjet mes 14 institucioneve dhe njëkohësisht përgëzoi gjithë studentët për arritjen.