Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës debatuan rreth ndikimit të integrimit europian në sektorin e bujqësisë dhe sidomos atij të agrobiznesit në Shqipëri.

SCiDEV organizoi debatin e fundit të fazës së parë në 07 mars online në Universitetit Bujqësor të Tiranës në kuadër të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Prof. Oltjana Zoto, mentor i studentëve, nënvizoi në fjalën e saj hyrëse rolin e programit të debatit në zhvillimin e studentëve si edhe në falenderoi SCiDEV për ofrimin e mundësive për studentët si programi i trajnimit apo fushata e aktivizimit online.  Edhe studentët vunë në pah vlerën e debatit.

8 studentë, nën mentorimin e Prof. Oltjana Zoto, të ndarë në dy skuadra të drejtuara nga Olta Lami dhe Klevis Bregu, studentët e UBT debatuan rreth mocionit “Integrimi në BE përmirëson sektorin e bujqësisë”. Gjithashtu, liderët e dy skaudrave debatuan edhe për mocionin “Inteligjenca artificiale do të shkatërrojë marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe ekonomike në BE”. Performanca e studentëve ishte e shkëlyqer duke nisur nga etika në komunikim, përgatitja e argumentave, evidencave, pyetjeve, kundër-përgjigjet, gjuha e trupit, dhe përkushtimi dhe serioziteti në të gjithë debatin.

Anëtarët e jurisë, Adajan Fani (SCiDEV), Erida Curraj (SCiDEV dhe WeWomen) and Prof. Oltjana Zoto (UBT) përgëzuan studentët për debatin, shpallën fitues skuadrën e drejtuar nga Klevis Bregu dhe njëkohësisht përgëzuan studentët për arritjen.

Video e plotë.