Debati në UAMD ishte debati i tretë i zhvilluar deri më tani. Ai u zhvillua online përmes platformës Zoom.SCiDEV organizoi këtë debat instituicional të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar në kuadrin e projektit të “Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mentorja e universitetit Aleksandër Moisiu Profesoreshë Elda Zotaj ka punuar me përkushtim me studentët pjesëmarrës dhe në nisje të debatit ajo dha përshtypjet e punës me ta dhe falenderoi SCiDEV për organizimin e Debatit Universitar dhe programeve të tjera të kapacitetit dhe trajnimeve për studentët. Ajo shprehu mirënjohjen për vëmendjen që studentët i kanë kushtuar Debatit pasi për shumë prej tyre kjo ka qenë një periudhë impenjuese edhe me sezonin e provimeve.
Pas hedhjes së shortit për temat dhe qëndrimet në temën e përballjes së parë studentët debatuan rreth temës “Shoqëria njerëzore duhet të përshtatet me ndryshimet klimatike” ku skuadra e udhëhequr nga studentja Kristina Lata mbajti qëndrimin pro dhe skuadra e udhëhequr nga studenti Andrean Ibrahimi mbajti qëndrimin kundër. Skuadrat u fokusuan në sjelljen e argumentave të sferave gjeografike,sociologjike dhe kuadrin ligjor mbi të cilin shtetet po veprojnë në lidhje me klimën.
Përsa i përket debatit të liderëve tema e përzgjedhur me short ishte “Shqipëria duhet të ikurajojë kriptomonedhat si element me rëndësi për zhvillimin ekonomik” ku studentët që në krye të herës vunë theksin se është një nga çështjet më të rëndësishme në spektrin ekonomik botëror sot. Në këtë debat studenti Andrean Ibrahimi mbajti qëndrimin Pro dhe studentja Kristina Lata atë kundër ku sollën argumenta të shumtë në kuadrin lokal dhe ndërkombëtar.
Të dy skuadrat treguan seriozitet të lartë,etikë në komunikim,përdorim të mirë të gjestikulacionit dhe gjuhës së trupit.
Pas përfundimit të përballjeve studentët u shprehën rreth eskperiencës së tyre me kolegët,mentoren dhe dhanë edhe sugjerime e qasje të tyre gjatë përgatitjes me temat ku treguan edhe për ato që ju kishin pëlqyer më tepër dhe falenderuan SCiDEV për realizimin dhe përfshirjen e tyre në projekte të këtillë.
Juria e përbërë nga Elda Zotaj (Mentore e studentëve dhe Lektore në UAMD),Erida Curraj (Lektore në UPT) dhe Ilir Brasha (Alumni i Edicionit II të Debatit-SCiDEV) vlerësuan të dy skuadrat për seriozitetin e përkushtimin ku Erida Curraj inkurajoi studentët dhe vuri theksin te forcimi i vetëbesimit të studentëve gjatë artikulimit të argumenteve, dhe Ilir Brasha dha disa këshilla të shpejta dhe praktike që shërbejnë për fazën e mëtejshme të debatit. Pas fjalës falenderuese të profesoreshë Elda Zotaj për gjithë përkushtimin e studentëve dhe analizimit të të gjithë elementëve me rëndësi në garë juria shpalli fituese skuadrën e udhëhequr nga studentja Kristina Lata e cila do të përfaqësojë UAMD në fazën e ardhshme në përballjet mes 14 institucioneve dhe njëkohësisht përgëzoi gjithë studentët për arritjen.