Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës debatuan rreth arsimit online gjatë dhe pas pandemisë COVID-19 duke u ndalur në mundësitë dhe mangësitë që ofron për studentët.
SCiDEV organizoi debatin e radhës në 27 shkurt online në Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës në kuadër të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Prof. Elda Zotaj, mentore e studentëve, nënvizoi në fjalën e saj hyrëse rolin e programit të debatit në zhvillimin e studentëve si edhe në falenderoi SCiDEV për ofrimin e mundësive për studentët si programi i trajnimit apo fushata e aktivizimit online. Edhe studentët vunë në pah vlerën e debatit sidomos ata që ishin pjesëmarrës për vitin e dytë radhazi duke ftuar edhe studentët e tjerë që të përqafojnë iniciativa të tjera.
8 studentë, nën mentorimin e Prof. Elda Zotaj, të ndarë në dy skuadra të drejtuara nga Arsen Dushaj dhe Gëzime Moshallari, studentët e UAMD debatuan rreth mocionit “E ardhmja e arsimit tashmë është që të ofrohet online pas pandemisë COVID19”. Gjithashtu, liderët e dy skaudrave debatuan edhe për mocionin “Lëvizja e lirë në Bashkimin Europian për të jetuar, për tu arsimuar dhe për të punuar do të shkaktojë krizë demografike në Shqipëri”. Performanca e studentëve ishte e mirë dhe ata ishin entuziastë për përfshirjen në debat. Megjithatë anëtarët e jurisisë i këshilluan fort për tu përgatitur për fazën finale duke nisur nga etika në komunikim, si të strukturojnë më mirë argumentat dhe përdorimin e evidencave.
Anëtarët e jurisë, Prof. Elda Zotaj (mentor i skuadrave të debatit), Adajan Fani (SCiDEV) and Megi Ruka (RYCO) përgëzuan studentët për debatin, shpallën fitues skuadrën e drejtuar nga Gëzime Moshallari dhe njëkohësisht përgëzuan studentët për arritjen.