Integrimi europian si një proces themeltar për përmirësimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri por me më shumë përgjegjësi të politikës lokale sesa kushtëzimeve të Brukselit. Ky ishte mesazhi kryesor në përfundim të debatit të organizuar në Universitetin Europian të Tiranës në 26 Shkurt, 2021. Dr. Klajdi Logu, mentor i studentëve, nënvizoi në fjalën e tij hyrëse rolin e programit të debatit në zhvillimin e studentëve si edhe në falenderoi SCiDEV për ofrimin e mundësive për studentët si programi i trajnimit apo fushata e aktivizimit online.
SCiDEV organizoi debatin e rradhës universitar në UET në kuadër të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. 8 studentë, nën mentorimin e Dr. Klajdi Logu, të ndarë në dy skuadra të drejtuara nga Inesa Llanaj dhe Dhimitri Çipi, studentët e UET debatuan rreth mocionit “Integrimi europian thellon dhe përmirëson demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”. Gjithashtu, liderët e dy skaudrave debatuan edhe për mocionin “Inteligjenca artificiale do të shkatërrojë marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe ekonomike në BE”. Performanca e studentëve ishte e shkëlqyer duke nisur nga etika në komunikim, përgatitja e argumentave, evidencave, pyetjeve, kundër-përgjigjet, gjuha e trupit, dhe përkushtimi dhe serioziteti në të gjithë debatin.
Anëtarët e jurisë, Dr. Klajdi Logu (mentor i skuadrave të debatit), Dr. Jonida Mehmetaj (pedagoge, Universiteti i Vlorës) and Megi Ruka (RYCO) përgëzuan studentët për debatin, shpallën fitues skuadrën kundër të drejtuar nga Inesa Llanaj dhe njëkohësisht përgëzuan studentët për arritjen.