Debati në  Institutin  e Studimeve Europiane ishte debati i katërmbëdhjetë  i zhvilluar deri më tani. Ai u zhvillua online përmes platformës Zoom.SCiDEV organizoi këtë debat instituicional të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar në kuadrin e projektit të “Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mentorja e  Institutit Të Studimeve Europiane Profesoreshë Doris Malaj ka punuar me përkushtim dhe në mënyrë rigoroze me studentët pjesëmarrës dhe në nisje të debatit  dha përshtypjet e punës së deritanishme  me ta dhe falenderoi SCiDEV për organizimin e Debatit Universitar dhe programeve të tjera të kapacitetit dhe trajnimeve për studentët. Ajo shprehu mirënjohjen për vëmendjen që studentët i kanë kushtuar Debatit në mënyrë që të kishin një performancë sa më të lartë dhe pse kjo periudhë ka qenë mjaft impenjuese për ta edhe me sezonin e provimeve.

Pas hedhjes së shortit për temat dhe qëndrimet në temën e përballjes së parë studentët debatuan rreth temës “Vaksinimi anti-COVID19 duhet të jetë me detyrim për qytetarët mbi 18 vjeç “ ku skuadra e udhëhequr nga studenti Rei Bengu mbajti qëndrimin Pro dhe skuadra e udhëhequr nga studentja Paola Serjanaj mbajti qëndrimin Kundër. Skuadrat u fokusuan në sjelljen e argumentave të lidhura me aspektet pozitive shëndetësore të vaksinës dhe spektrit ligjor se si ky detyrim ka përplasje edhe me të drejtat e njeriut.

Të dy skuadrat treguan seriozitet të lartë,përdorim të mirë të gjestikulacionit dhe gjuhës së trupit duke patur një përgatitje të shkëlqyer.

Përsa i përket debatit të liderëve tema e përzgjedhur po me short qe  “‘Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor si një mundësi për të tejkaluar njëherë e  përgjithmonë konfliktet e së shkuarës duhet të marrë përparësi në raport më integrimin në  Bashkimin Europian”

Në këtë debat studenti Rei Bengu mbajti qëndrimin Kundër dhe studentja Paola Serjanaj  atë Pro ku sollën argumenta pse duhet ose jo që bashkëpunimi të fokusohet në kufinjtë rajonalë si edhe sollën qasjen e tyre personale lidhur me temën.

Pas përfundimit të përballjeve studentët u shprehën rreth eskperiencës së tyre me kolegët,mentoren dhe dhanë edhe sugjerime e qasje të tyre  gjatë përgatitjes me temat  ku treguan edhe për ato që ju kishin pëlqyer më tepër dhe falenderuan SCiDEV për realizimin dhe përfshirjen e tyre në projekte të këtilla.

Juria e përbërë nga Doris Malaj (Mentore e studentëve dhe Lektore në  ISE  (Dr. Meljana Bregu Lektore në FHF ) (Dr.Elena Polo Lektore në ISE) dhe (Iris Beqiri -Studente ALUMNI Debati Universitar Edicioni II si e ftuar ) vlerësoi të dy skuadrat për  seriozitetin e përkushtimin ku Profesoreshë Doris Malaj duke edhe qenë mentore e skuadrave vlerësoi përpjekjet dhe qasjen shumë aktive të studentëve këtë vit  ndërsa anëtarët e jurisë  Dr.Meljana Bregu, Dr.Elena Polo dhe Iris Beqiri u dhanë përshtypjet dhe disa sugjerime rreth fokusimit më të lartë në evidenca të cilat duhet të jenë të verfikuara si edhe sugjerime për respektimin e kohës dhe etikëskëshilla këto që i shërbejnë  mjaft studentëve për fazën e ardhshme të debatit.

Pas fjalës falenderuese të Profesoreshë Doris Malaj për gjithë përkushtimin e studentëve dhe analizimit të të gjithë elementëve me rëndësi në garë juria shpalli fituese skuadrën e udhëhequr nga Paola Serjanaj që do të përfaqësojë Institutin e Studimeve Europiane në fazën e ardhshme në përballjet mes 14 institucioneve dhe njëkohësisht përgëzoi gjithë studentët për arritjen.

Video e Plotë e Debatit