Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës debatuan rreth angazhimit të të rinjve në forumet e partive politike duke u ndalur në rolin transformues që ata mund të kenë. Mesazhi kryersor nga debati është që të rinjtë duhet të angazhohen si në forumet e partive politike, por edhe në shoqëri civile apo të vetë organizohen si grupe rinore. E rëndësishme që t’i qendrojnë besnik vlerave të integritetit.
SCiDEV organizoi debatin e radhës në 27 shkurt online në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës në kuadër të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Prof. Klodiana Beshku, mentore i studentëve, nënvizoi në fjalën e saj hyrëse rolin e programit të debatit në zhvillimin e studentëve si edhe në falenderoi SCiDEV për ofrimin e mundësive për studentët si programi i trajnimit apo fushata e aktivizimit online. Edhe studentët vunë në pah vlerën e debatit sidomos ata që ishin pjesëmarrës për vitin e dytë radhazi duke ftuar edhe studentët e tjerë që të përqafojnë iniciativa të tjera.
8 studentë, nën mentorimin e Prof. Klodiana Beshku, të ndarë në dy skuadra të drejtuara nga Kelvi Hoxhaj dhe Egers Bardhi, studentët e FSHS/UT debatuan rreth mocionit “Aktivizimi dhe pjesëmarrja reale dhe me imapkt e të rinjve në jetën publike sigurohet përmes angazhimit me forumet e partive politike”. Gjithashtu, liderët e dy skaudrave debatuan edhe për mocionin “Inteligjenca artificiale do të shkatërrojë marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe ekonomike në BE”. Performanca e studentëve ishte shumë e mirë duke nisur nga etika në komunikim, përgatitja, përkushtimi dhe serioziteti në të gjithë debatin. Juria i këshilloi studentët që të strukturojnë më mirë argumentat dhe përdorimin e evidencave.
Anëtarët e jurisë, Prof. Klodiana Beshku (mentor i skuadrave të debatit), Lutjona Lula dhe Adajan Fani (SCiDEV) and Megi Ruka (RYCO) përgëzuan studentët për debatin, shpallën fitues skuadrën e drejtuar nga Egers Bardhi dhe njëkohësisht përgëzuan studentët për arritjen.