Sekreti i zhvillimit ekonomik të vendit është zhvillimi i sektorit të teknologjisë, por duke qenë zhvillim i qendrueshëm. Ky ishte mesazhi kryesor në përfundim të debatit të organizuar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës në 19 Shkurt, 2021. Dr. Meljana Bregu, mentore e studentëve, nënvizoi në fjalën e taj hyrëse rolin e programit të debatit në zhvillimin e studentëve si edhe në falenderoi SCiDEV për ofrimin e mundësive për studentët si programi i trajnimit apo fushata e aktivizimit online.
SCiDEV organizoi debatin e katërt universitar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. 8 studentë, nën mentorimin e Dr. Meljana Bregu, të ndarë në dy skuadra të drejtuara nga Marime Gjoka dhe Eda Aga, studentë e Fakultetit, debatuan rreth mocionit “Profili i ri ekonomik i Shqipërisë duhet të jetë i fokusuar nga sektori i teknologjisë së informacionit si me më shumë potencial të lartë zhvillimi në raport me sektorët më tradicionalë të ekonomisë shqiptare”. Gjithashtu, liderët e dy skaudrave debatuan edhe për mocionin “Lëvizja e lirë në Bashkimin Europian për të jetuar, për tu arsimuar dhe për të punuar do të shkaktojë krizë demografike në Shqipëri”. Performanca e studentëve ishte e shkëlqyer duke nisur nga etika në komunikim, përgatitja e argumentave, evidencave, pyetjeve, kundër-përgjigjet, gjuha e trupit, dhe përkushtimi dhe serioziteti në të gjithë debatin.
Anëtarët e jurisë, Dr. Meljana Bregu (mentore e skuadrave të debatit), Anisa Curraj (Koordinatore për aktivitetet, SCiDEV) and Blerjana Bino (SCiDEV) përgëzuan studentët për debatin, shpallën fitues skuadrën pro të drejtuar nga Marime Gjoka dhe njëkohësisht përgëzuan studentët për arritjen.