Debati në Fakultetin e Histori-Filologjisë ishte debati i pestë i zhvilluar deri më tani. Ai u zhvillua online përmes platformës zoom. SCiDEV organizoi këtë debat instituicional të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar në kuadrin e projektit të “Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mentorja e universitetit Profesoreshë Meljana Bregu ka punuar me përkushtim dhe në mënyrë rigoroze me studentët pjesëmarrës dhe në nisje të debatit ajo dha përshtypjet e punës me ta dhe falenderoi SCiDEV për organizimin e Debatit Universitar dhe programeve të tjera të kapacitetit dhe trajnimeve për studentët. Ajo shprehu mirënjohjen për vëmendjen që studentët i kanë kushtuar Debatit pasi për shumë prej tyre kjo ka qenë një periudhë impenjuese edhe me sezonin e provimeve dhe ngarkesa ka qenë relativisht e lartë. Ajo shprehu se studentët kanë patur një përkushtim të lartë ndaj debatit në mënyrë që të kishin një performancë sa më dinjitoze.
Pas hedhjes së shortit për temat dhe qëndrimet në temën e përballjes së parë studentët debatuan rreth temës “Ushtrimi i të drejtës së votës nga diaspora shqiptare përmirëson kulturën demokratike në Shqipëri ‘ ku skuadra e udhëhequr nga studentja Entela Haris mbajti qëndrimin Kundër dhe skuadra e udhëhequr nga studentja Xhoana Selimaj mbajti qëndrimin Pro. Skuadrat u fokusuan në sjelljen e argumentave të lidhura me pjesëmarrjen e diasporës në votime si shembull praktik në vendet europiane dhe dhanë impaktin se pse kjo pjesë e popullësisë duhet ose jo të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Të dy skuadrat treguan seriozitet të lartë,etikë në komunikim,përdorim të mirë të gjestikulacionit dhe gjuhës së trupit duke patur një përgatitje të shkëlqyer.
Përsa i përket debatit të liderëve tema e përzgjedhur po me short ishte “ Ngadalësimi i procesit të integrimit europian do të rrisë populizmin dhe prirjet antieuropiane në Shqipëri”. Në këtë debat studentja Entela Haris mbajti qëndrimin pro dhe studentja Xhoana Selimaj atë kundra ku sollën argumenta të shumtë dhe bënë një debat tejet të fortë duke sjellë të dhëna mbi procesin e integrimit dhe qasjet që ai ka sjellë si proces kompleks në vetvete. Të dy lideret treguan përgatitje të lartë me sjellje të shumtë të evidencave.
Pas përfundimit të përballjeve studentët u shprehën rreth eskperiencës së tyre me kolegët,mentoren dhe dhanë edhe sugjerime e qasje të tyre gjatë përgatitjes me temat ku treguan edhe për ato që ju kishin pëlqyer më tepër dhe falenderuan SCiDEV për realizimin dhe përfshirjen e tyre në projekte të këtilla.
Juria e përbërë nga Meljana Bregu (Mentore e studentëve dhe Lektore në FHF ), Juliana Marko (Lektore në FHF/Jean Monnet Module) dhe Anisa Curraj (SCiDEV) vlerësoi të dy skuadrat për seriozitetin e përkushtimin ku Profesoreshë Meljana duke edhe qenë mentore e skuadrës vlerësoi përpjekjet dhe qasjen shumë aktive të studentëve këtë vit ndërsa Juliana Marko dhe Anisa Curraj dhanë përshtypjet dhe disa sugjerime ku çmuan procesin e iniciativës së SCiDEV e cila thellon dhe përmirëson kulturën e debatit në përgjithësi dhe dhanë sugjerime për një improvizim më të madh të studentëve në artikulimin e fakteve këshilla këto që ju shërbejnë studentëve mjaft për fazën e ardhshme të debatit.
Pas fjalës falenderuese të Profesoreshë Meljanës-s për gjithë përkushtimin e studentëve dhe analizimit të të gjithë elementëve me rëndësi në garë juria shpalli fituese skuadrën e udhëhequr nga studentja Xhoana Selimaj që do të përfaqësojë FHF/UT në fazën e ardhshme në përballjet mes 14 institucioneve dhe njëkohësisht përgëzoi gjithë studentët për arritjen.