Debati në  Fakultetin e Ekonomisë ishte debati i tetë  i zhvilluar deri më tani. Ai u zhvillua fizikisht në ambientet e fakultetit. SCiDEV organizoi këtë debat instituicional të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar në kuadrin e projektit të “Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mentorja e Fakultetit Profesoreshë  Esmeralda Shehaj ka punuar me përkushtim dhe në mënyyrë rigoroze me studentët pjesëmarrës dhe në nisje të debatit  dha përshtypjet e punës së deritanishme  me ta dhe falenderoi SCiDEV për organizimin e Debatit Universitar dhe programeve të tjera të kapacitetit dhe trajnimeve për studentët. Ajo shprehu mirënjohjen për vëmendjen që studentët i kanë kushtuar Debatit në mënyrë që të kishin një performancë sa më të mirë. 

Pas hedhjes së shortit për temat dhe qëndrimet në temën e përballjes së parë studentët debatuan rreth temës “Ushtrimi i të drejtës së votës nga diaspora shqiptare përmirëson kulturën demokratike në Shqipëri”  ku skuadra e udhëhequr nga studenti Xhelo Mile mbajti qëndrimin  Pro dhe skuadra e udhëhequr nga studentja Fioralba Lamaj mbajti qëndrimin Kundër. Skuadrat u fokusuan në sjelljen e argumentave të lidhura me të dhënat e dhe eksperiencat rajonale e ndërkombëtare lidhur me votimin e diasporës ku sollën të dhëna empirike të shumta. Të dy skuadrat treguan seriozitet të lartë,etikë në komunikim ,përdorim të mirë të gjestikulacionit dhe gjuhës së trupit duke patur një përgatitje të shkëlqyer. 

Përsa i përket debatit të liderëve tema e përzgjedhur po me short qe  “Profili i ri ekonomik i Shqipërisë duhet të jetë i fokusuar nga sektori i teknologjisë së informacionit si me më shumë potencial të lartë zhvillimi dhe jo në sektorët më tradicionalë të ekonomisë shqiptare’

 Në këtë debat studentja Fioralba Lamaj mbajti qëndrimin Pro dhe studenti Xhelo Mile Kundra  ku sollën argumenta të shumtë bazuar në me një debat të zellshëm  duke u fokusuar në zhvillimet e fundit në këtë sektor.

Pas përfundimit të përballjeve studentët u shprehën rreth eskperiencës së tyre me kolegët,mentoren dhe dhanë edhe sugjerime e qasje të tyre  gjatë përgatitjes me temat  ku treguan edhe për ato që ju kishin pëlqyer më tepër dhe falenderuan SCiDEV për realizimin dhe përfshirjen e tyre në projekte të këtilla. 

Juria e përbërë nga Esmeralda Shehaj (Mentore e studentëve dhe Lektore në FEUT), Brisilda Ormeni studente Alumni Debati Edicioni II dhe  Marina Gjoka(SCiDEV) vlerësoi të dy skuadrat për  seriozitetin e përkushtimin ku Profesoreshë Esmeralda Shehaj duke edhe qenë mentore e skuadrave vlerësoi përpjekjet dhe qasjen shumë aktive të studentëve këtë vit  ndërsa anëtarët e jurisë Brisilda Ormeni dhe Marina Gjoka i dhanë përshtypjet dhe disa sugjerime për të paturit më shumë objektivitet sesa emocion gjatë debatimit edhe këshilla këto që i shërbejnë studentëve mjaft për fazën e ardhshme të debatit.

 Pas fjalës falenderuese të Profesoreshë Esmeraldës për gjithë përkushtimin e studentëve dhe analizimit të të gjithë elementëve me rëndësi në garë juria shpalli fituese skuadrën e udhëhequr nga studenti Xhelo Mile që do të përfaqësojë  Fakultetin e Ekonomisë në fazën e ardhshme në përballjet mes 14 institucioneve dhe njëkohësisht përgëzoi gjithë studentët për arritjen.