Studentët e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës debatuan rreth ndikimit të integrimit europian në proceset demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri. Edhe pse shpresonin për një temë më afër më fushat e tyre të studimit në ekonomi, studentët e të dyja skuadrave debatuan në një nivel shumë të mirë duke sjellë jo vetëm argumente, por edhe evidenca dhe të dhëna nga raporte ndërkombëtare në funksion të mocionit të tyre. SCiDEV organizoi debatin e radhës në 27 shkurt online për Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në kuadër të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Prof. Esmeralda Shehaj, mentor i studentëve, nënvizoi në fjalën e saj hyrëse rolin e programit të debatit në zhvillimin e studentëve si edhe në falenderoi SCiDEV për ofrimin e mundësive për studentët si programi i trajnimit apo fushata e aktivizimit online. Edhe studentët vunë në pah vlerën e debatit sidomos ata që ishin pjesëmarrës për vitin e dytë radhazi duke ftuar edhe studentët e tjerë që të përqafojnë iniciativa të tjera.
9 studentë, nën mentorimin e Prof. Esmeralda Shehaj, të ndarë në dy skuadra të drejtuara nga Tea Shurdho dhe Gentjan Gegaj, studentët e FE/UT debatuan rreth mocionit “Integrimi europian thellon dhe përmirëson demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”. Gjithashtu, liderët e dy skaudrave debatuan edhe për mocionin “Lëvizja e lirë në Bashkimin Europian për të jetuar, për tu arsimuar dhe për të punuar do të shkaktojë krizë demografike në Shqipëri”. Performanca e studentëve ishte e shkëlqyer duke nisur nga etika në komunikim, përgatitja e argumentave, evidencave, pyetjeve, kundër-përgjigjet, gjuha e trupit, dhe përkushtimi dhe serioziteti në të gjithë debatin.
Anëtarët e jurisë, Prof. Esmeralda Shehaj (mentor i skuadrave të debatit), Dr. Blerjana Bino (SCiDEV) and Megi Ruka (RYCO) përgëzuan studentët për debatin, shpallën fitues skuadrën pro të drejtuar nga Gentjan Gegaj dhe njëkohësisht përgëzuan studentët për arritjen.