Studentët e Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës debatuan rreth ndikimit të integrimit europian në proceset demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
SCiDEV organizoi debatin e radhës në 06 mars online në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në kuadër të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Prof. Petrina Broka, mentor i studentëve, nënvizoi në fjalën e saj hyrëse rolin e programit të debatit në zhvillimin e studentëve si edhe në falenderoi SCiDEV për ofrimin e mundësive për studentët si programi i trajnimit apo fushata e aktivizimit online. Edhe studentët vunë në pah vlerën e debatit sidomos ata që ishin pjesëmarrës për vitin e dytë radhazi duke ftuar edhe studentët e tjerë që të përqafojnë iniciativa të tjera.
8 studentë, nën mentorimin e Prof. Petrina Broka, të ndarë në dy skuadra të drejtuara nga Ana Lena dhe Laura Skenderas, studentët e FD/UT debatuan rreth mocionit “Integrimi europian thellon dhe përmirëson demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”. Gjithashtu, liderët e dy skaudrave debatuan edhe për mocionin “Lëvizja e lirë në Bashkimin Europian për të jetuar, për tu arsimuar dhe për të punuar do të shkaktojë krizë demografike në Shqipëri”. Performanca e studentëve ishte e shkëlyqer duke nisur nga etika në komunikim, përgatitja e argumentave, evidencave, pyetjeve, kundër-përgjigjet, gjuha e trupit, dhe përkushtimi dhe serioziteti në të gjithë debatin.
Anëtarët e jurisë, Adajan Fani (SCiDEV), Orkidea Xhaferaj (Network of Albanian Women in STEM) and Megi Ruka (RYCO) përgëzuan studentët për debatin, shpallën fitues skuadrën e drejtuar nga Laura Skënderas dhe njëkohësisht përgëzuan studentët për arritjen.