Debati në Fakultetin e Shkencave Sociale në Unversitetin e Tiranës ishte debati i dytë i zhvilluar deri më tani. Ai u zhvillua fizikisht në ambientet e fakultetit. SCiDEV organizoi këtë debat instituicional të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar në kuadrin e projektit të “Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mentorja e Fakultetin e Shkencave Sociale Profesoreshë Klodiana Beshku ka punuar me përkushtim e rigorizitet me studentët pjesëmarrës dhe në nisje të debatit ajo dha përshtypjet e punës me ta dhe falenderoi SCiDEV për organizimin e Debatit Universitar dhe programeve të tjera të kapacitetit dhe trajnimeve për studentët. Ajo shprehu mirënjohjen për vëmendjen që studentët i kanë kushtuar përgatitjes dhe praktikimit për Debatin duke u përmirësuar në përformancën e tyre kohë pas kohe. Debati në FSHS pati kënaqësinë të kishte në panelin e jurisë edhe Profesoreshë Majlinda Ketën e cila në fjalën e saj dha përshtypjet dhe sugjerimet për përfshirjen e studentëve në sa më shumë nisma, klube debati e aktivizim publik pasi këto të fundit janë ato që formësojnë përgatitjen e studentëve për të qenë sa më të aftë e gati për sfidat e mëtejshme.
Pas hedhjes së shortit për temat dhe qëndrimet në temën e përballjes së parë mes skuadrave studentët debatuan rreth temës “Për të rritur produktivitetin biznesi shqiptar duhet të investojë në burime njerëzore dhe jo në teknologji’ ku skuadra e udhëhequr nga studentja Eranda Zorba mbajti qëndrimin pro dhe skuadra e udhëhequr nga studentja Jesmina Sengla mbajti qëndrimin kundër. Skuadrat u fokusuan në sjelljen e argumentave të thelluara në statistka vendore duke e rajonalë duke e trajtuar temën edhe si një problem sociologjik përveç se ekonomik. Ato shfaqën kohezion dhe bashkëpunim të madh në grup gjatë përformancës.
Përsa i përket debatit të liderëve tema e përzgjedhur me short ishte ‘Sistemi i prodhimit të energjisë elektrike duhet të decentralizohet në burime të vogla të rinovueshme’ Në këtë debat studentja Jesmina Sengla mbajti qëndrimin pro dhe studentja Eranda Zorba atë kundër ku sollën argumenta të shumta të bazuara në raportet më të fundit përsa i përket energjisë elektrike dhe mënyrës së sistemimit të saj. Të dy lideret shfaqën një përshtatje shumë të mirë me tëmën duke e analizuar atë edhe në spektrin ekonomik e mjedisor.Të dy skuadrat treguan seriozitet të lartë,etikë në komunikim,përdorim të mirë të gjestikulacionit dhe gjuhës së trupit dhe oratori në argumentimin e fakteve me një përgatitje të shkëlqyer.
Pas përfundimit të përballjeve studentët u shprehën rreth eskperiencës së tyre me kolegët,mentoren dhe dhanë edhe sugjerime e qasje të tyre gjatë përgatitjes me temat ku treguan edhe për ato që ju kishin pëlqyer më tepër dhe falenderuan SCiDEV për realizimin dhe përfshirjen e tyre në projekte të këtillë.
Juria e përbërë nga Profesoreshë Klodiana Beshku (Mentore e studentëve dhe Lektore në FSHS/UT), Majlinda Keta (Lektore në FSHS/UT Dep.i Filozofisë) dhe Marina Gjoka (SCiDEV) vlerësuan të dy skuadrat për seriozitetin e përkushtimin. Pas fjalës falenderuese të profesoreshë Klodiana Beshkut për gjithë përkushtimin dhe përgatitjen e studentëve dhe analizimit të të gjithë elementëve duke përgëzuar të dy skuadrat për zhvillim e një debati shumë përmbajtësor ku kishte një diferencë shumë të vogël mes skuadrave juria shpalli fituese skuadrën e udhëhequr nga studentja Eranda Zorba e cila do të përfaqësojë Fakultetin e Shkencave Sociale/UT në fazën e ardhshme në përballjet mes 14 institucioneve dhe njëkohësisht përgëzuan gjithë studentët për arritjen.