Dr. Eldian Balla, —
Nё pёrditshmёrinё tonё nё ambiente familjare, shoqёrore dhe pune, komunikimi ёshtё mjeti kryesor ku individёt shkёmbejmё mendime, informacione dhe opinone mbi çёshtje tё ndyshme. Shpesh herё na ndodh qё tё ndjekim median televizive me interes, por edhe tё ndёrrojmё kanal pёr emisione qё pёrmbajnё debat nё formatin e tyre sepse, menyra sesi zhvillohen dhe trajtohen debatet nuk na pёlqejnё. Kjo na bёn tё reflektojmё qё pёr tё qёnё tёrheqёs, interesant dhe bindёs nё komunikim me njёri-tjetrin duhet tё shmangim disa aspekte sjelljeje, mёnyre komunikimi dhe qёndrimesh jo tё duhura nё debate. Në njё debat e rëndësishme është qё palёt të bazohen në argumente dhe në prova. Kur kritikat apo sygjerimet të bëhen me këto dy mjete, atëherë debati është produktiv dhe shërben në përmirësimin dhe zgjidhjen e problemeve.
Pёrgjatё periudhёs sime akademike mё ndodh qё pёr arsye tё ndryshme tё vizitoj ambientet e universitetit ku kam studiuar, çdo auditor qё pёrshkon tё rikthehen copёza kujtese tё jetёs studentore. Shpeshherё diskutimet me bashkё-studentёt dhe lektorёt transformoheshin nё debate. Tё qёnit lektor nё auditorёt e universitetit ёshtё njёkohёsisht kёnaqёsi dhe sfidё. Nё situata tё caktuara ndodh qё pёr diskutime mbi tematika tё ndryshme nё leksion dhe seminare tё diskutohet mbi koncepte dhe situata tё shumёllojshme me studentёt. Nё kёtё moment ёshtё e domosdoshme tё pozicionohesh nё rolin e moderatorit sepse, do tё duhet qё mendimet, opinionet dhe argumentat e shprehura tё studentёve tё mbrohen (qoftё dhe jo tё duhurat), por edhe tё mbash rregull sepse diskutimi kthehet nё debat midis studentёve.
Nese kthehemi pas nё kohё, debati në forma të ndryshme ka një histori të gjatë dhe mund të gjurmohet në debatet filozofike dhe politike të Greqisë antike, siç janë demokracia atheniane, Shastrartha në Indinë e Lashtë. Format moderne të debatit dhe krijimit të shoqërive debatuese ndodhën gjatë Epokës së Iluminizmi në shekullin e 18-të.
Kёtё vit Universiteti “Aleksandёr Moisiu’’ ёshtё pjesё e projektit ‘’Laboratori i debatit mbi integrimin Europian nё Auditorёt Universitar, mbeshtetur nga Fondacioni Shoqёria e Hapur pёr Shqipёrinё dhe SCIDEV, ku nё Fakultetin e Biznesit janё perzgjedhur 8 studentё, tё ndarё nё 2 skuadra (pro dhe kundёr) tё cilat do tё jenё pjesё e njё debati mbi tematika nё lidhje me Integrimin Europian tё Shqipёrisё. Ky projekt synon tё pёrforcojё njohuritё dhe zhvillojё analizёn kritike tё studentёve dhe kёrkuesve tё rinj lidhur me Integrimin Europian, si dhe tё rigjenerojё kulturёn e debatit nё universitetet shqipёtare. Tё qёnit nё rolin e trajnuesit tё 2 skuadrave mbi kёtё debat formal duhet qё studentёt tё kenё tё qartё disa aspekte kryesore ku mbeshtet dhe zhvillohet njё debat.
Debati është një konkurs zyrtar i argumentimit midis dy skuadrave ose individëve dhe është një mjet thelbësor për zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë nё shoqëritё e hapura. Më shumë se një aftësi thjesht verbale ose e performancës, debati mishëron idealet e argumentit të arsyetuar, tolerancën për pikëpamjet divergjente dhe vetë-ekzaminimin rigoroz. Debati, është një mënyrë për ata që kanë pikëpamje të kundërta për të diskutuar çështje polemike pa u zhvendosur në fyerje, thirrje emocionale ose paragjykime personale. Një veçori kryesore e debatit është se ajo rrallë përfundon në marrëveshje, por më tepër lejon një analizë të fortë të çështjes në fjalë.
Ndoshta kjo është ajo që filozofi francez ‘’Joseph Joubert’’ nënkuptoi kur tha: “ёshtë më mirë të debatosh për një pyetje pa e zgjidhur atë, sesa të zgjidhësh një pyetje pa e debatuar atë“.
Një debat, brenda një formati të caktuar, nis me rezolutën ose temën që është një pohim i thjeshtë dhe i qartë që përkufizon se mbi çfarë do tё argumentojnë të dy palët në debat. Çdo skuadër, ajo pro dhe ajo kundra, përpiqen të bindin një gjykatës neutral se pozicioni të cilin ata mbajnë në lidhje me temën është i drejtë. Skuadrat gjithë këtë e bëjnë duke ndërtuar argumentet e tyre pro temës së dhënë dhe duke hedhur poshtë argumentet e skuadrës kundërshtare.
Karakteristika kryesore në një debat formal, është se ai përmban rregulla të cilat inkurajojnë përballjen midis dy skuadrave me anë të argumenteve, arsyetimeve logjike dhe evidencave. Nuk është e mjaftueshme që të dy palët të paraqesin fjalimet e tyre. Secila prej tyre në kohë të barabarta duhet t’i përgjigjet direkt argumenteve të skuadrës kundërshtare, të krahasojnë pozicionet përkatëse në lidhje me mocionin, në fund të fundit t’i japin gjykatësve një arsye për të votuar pro pozicionit që ata mbajnë, qoftё ky pro apo kundër temës të dhënë për debat.
Zbatimi i kёtij projekti nё universitetet shqiptare ёshtё nё kohёn e duhur meqёnёse Shqipёria ёshtё vend kantidat pёr tё iu bashkuar familjes Europiane dhe trajtimi me studentёt i kёtij procesi nё auditoret universitare nёpёrmjet debatit ёshtё mёnyra e duhur qё bashkarisht tё ndajmё qёndrimet pro dhe kundra.