Pas shpalljes së kandidatëve fitues dhe afrimit të lançimit të Programit Rajonal të Lëvizshmërisë për Lidershipin Rinor në 17.02.2022 u çel sipari i tij me një takim online përmes platformës Zoom mes përfaqësuesve të SCiDEV,CEP dhe kandidatëve të përzgjedhur. Fjalën prezantuese e mbajti Ivana Cenerić(CEP) e cila mirëpriti të ftuarit dhe dha inputet për mënyrën e zhvillimit të takimit ku gjatë tij pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin për herë të parë me njëri tjetrin dhe mentorët. Për të patur sa më shumë interaktivitet Tijana Jokić Zorkić (CEP) bëri një ndarje të pjesëmarrësve në seksione të veçanta të platformës me disa raunde ku të gjithë kandidatët patën mundësinë të njiheshin me pjesëmarrësit nga të dy vendet. Gjatë sesioneve kandidatët prezantuan veten e tyre duke përshkruar eksperiencën e tyre,edukimin dhe përshkrimin e kërkimit që ata duan të realizojnë. Ata gjithashtu renditën mënyrat si mendojnë të kryejnë hulumtimin dhe metodologjinë e planifikuar për të bazuar në burimet përkatëse që do t’ju nevojiten. Këto sesione shërbyen që ata të identifikojnë edhe bashkëpunëtorët e mundshëm të tyre në temat të cilat janë të përafërta.
Tematikat e hulumtimit që kandidatët duan të kryejnë variojnë nga natyra dhe janë me rëndësi të veçantë lidhur edhe me aktualitetin dhe nevojat e tij në të dy vendet ku variojnë që nga: Prespektiva e dy vendeve lidhur me proceset politike aktuale si Open Balkan dhe qasja e tyre me rininë aktivizmin si edhe edukimin,Qasja e të rinjve që mësojnë gjuhët e dy vendeve në kuadër të bashkëpunimit dhe forcimit të dialogut ndërkulturor mes dy vendeve,Problemet sociale të të rinjve me fokus kryesor dhunën në institucuionet shkollore,Qasja e të rinjve ndaj trashëgimisë kulturore si pjesë e memories kolektive dhe Përfaqësimi rinor në politikë në zgjedhjet lokale dhe vendore. Pas realizimit të gjithë prezantimeve të pjesëmarrësve dy nga mentoret e tyre Erida Curraj dhe Lutjona Lula (SCiDEV) vunë theksin e rëndësisë që ka ky programi dhe dhanë inputet e takimit të ardhshëm i cili do të jetë fizikisht në Tiranë , më 25 shkurt ku do të kryhet edhe lançimi i gjithë programit.Ky takim shërben që kandidatët të kenë një pikënisje sa më të mbarë rreth eksperiencës së që do të kenë me Lëvizshmërinë për Lidershipin Rinor ku ata shprehen shumë entuziastë e mezi presin të nisin nga puna.
Programi Rajonal i Lëvizshmërisë për Lidershipin Rinor sapo startoi dhe pret të ketë një eksperiencë unike dhe dobiprurëse!