Marjana Koçeku, studente e debatit universitar për integrimin dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Young Mediterranean Voices, Anna Lindh Foundation

Jeta në shekullin e 21-të, në epokën e teknologjisë, na ka dhënë mundësitë që asnjë brez më parë në histori nuk i ka pasur. Epo duhet ta pranojmë që jemi me të vërtetë me fat! Sot mund të jëmi në njërin kënd të botës e nesër në tjetrin falë mundësive që sot janë dhe që sigurisht duhet të dimë ti kërkojmë dhe ti mirë menaxhojmë në të njëjtën kohë.

Nëpërmjet internetit ekzistojnë mijëra mundësi për tu anëtarësuar në kurse online, për tu trajnuar, për të marrë pjesë nëpër konferenca, workshope, seminare dhe vullnetarizëm kudo nëpër botë. Të rinjtë, sidomos të rinjtë shqiptarë duhet të angazhohen sa më shumë dhe të marrin sa më shumë pjesë në organizime të tilla. Jo vetëm që do vizitojnë vende të reja, do të takojnë njerëz të rinj por mbi të gjitha do njohin më mirë veten e tyre, do fitojnë eksperienca të reja dhe do I shërbejnë CV-së dhe të ardhmes së tyre.

Asnjë i ri nuk duhet të ngurrojë që të jetë sa më aktiv, në këtë mënyrë I ka shërbyer shoqërise dhe të ardhmes. Nuk ka më të rëndësishme se të jesh qytetar aktiv, të reagosh dhe të jesh I ndërgjegjshëm për të drejtat e tua. Politika që në kohën e Agorës Athinase mbi këto baza u ndërtua!

Dhe kush më mirë se edukimi joformal përvec atij formalit do të mund të na drejtojë për gjëra të tilla?! Informacioni është pushtet dhe të rinjtë shqiptar duhët të informohen! Duhet të kalojnë më shumë kohë duke lexuar, dukë bërë research dhe duke u angazhuar në komunitet. Angazhimi në shoqërinë civile që në moshën 12 vjecare më ka mësuar shumë gjëra dhe kontakti me shoqatat e shoqërisë civile më ka dhënë mundësi që të angazhohem brenda dhe jashtë vendit,

Të rinjtë që angazhohen janë të rinjtë që aspirojnë! Shumica kanë tendencën që të angazhohen direkt në partitë politike ose të mos angazhohen fare.

Nuk jam kundër asaj të parës por duke konsideruar klimën politike në Shqipëri besoj që fillimisht vendimi më i mirë do ishte shoqëria civile para politikës. Kjo e fundit duhet të jetë hapi final, kur të jetë fituar një kulturë dhe njohuri e gjerë dhe një eksperiencë e pasur, përndryshe është e vështirë që të bëhemi ata që me të vërtetë aspirojmë në vendin që synojmë të ndryshojmë!

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote!