Eranda Zorba, Debatuese, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës
Kriminaliteti dhe pyetja “Përse njerëzit i bëjnë keq njëri tjetrit?” duket se vazhdon të mbetet pjesë e diskursit aktual. Pa dyshim se krimi, në cdo dimension të tij, i nxit fort ndjenjat si tek pjesëmarrësit e ngjarjes kriminale, ashtu edhe tek të gjithë ata që njoftohen për ngjarje të tilla. Përveç kësaj, kriminaliteti paraqet edhe rrezik për sistemin e caktuar të vlerave etike, juridike dhe vlerave të tjera shoqërore.
Këtij fenomeni duhet doemos t’i qasemi në dy dimensione: a) dimensioni i të kuptuarit të kriminalitetit si dukuri shoqërore dhe b) të kuptuarit e veprës penale dhe personalitetit të kryerësit të saj si fenomen individual. Nisur nga kjo kriminaliteti i ka “dy fytyrat e veta”, ai nuk është vetëm tërësi e sjelljeve të dënueshme, të ndaluara me kodin penal të një territori dhe të një vendi, por njëkohësisht është edhe dukuri shoqërore masive dhe sjellje individuale e disa anëtarëve të bashkësisë shoqërore në vendin dhe kohën e caktuar. Kriminalitetin e karakterizojnë dy tipare esenciale: individualiteti i tij (vepra penaledhe kryerësi i saj); dhe tërësia e fenomeneve të tilla individuale në vendin dhe kohën e caktuar e cila përkon me masivitetin.
Sipas një përkufizimi, kriminaliteti paraqet grupin e të gjitha veprimeve që rrezikojnë dhe dëmtojnë vlerat themelore të njeriut (të mbrojtura me ligj). Ato vlera themelore mund të jenë individuale (jeta e njeriut, integriteti fizik, liria, pasuria, siguria etj), apo kolektive (rregullimi shoqëror, shtetëror dhe institucional).
Ligjet përcaktojnë kufirin formal ndërmjet sjelljeve dhe veprimeve të lejueshme dhe atyre të palejueshme. Në literaturë dallohen dy forma të përkufizimit të kriminalitetit:
1) Përkufizimi juridik i kriminalitetit – përfshin veprat penale dhe sjelljet e tjera të kundërligjshme
2) Përkufizimi sociologjik i kriminalitetit – përfshin sjelljet amorale dhe asociale.
Shumë shoqëri qysh në stadet e tyre të hershme të zhvillimit janë përpjekur të reagojnë në format e ndryshme të sjelljeve devijante të individëve apo grupeve të cilat ndikonin negativisht në zhvillimin e përgjithshëm shoqërorë fakt se çdo shoqëri është përpjekur të formojë institucionet adekuate normative dhe institucionet tjera në mënyrë që sjelljet e tilla t’i identifikoj dhe ti sanksionoj. Detyra primare e saj është analizimi, sintetizimi, përpunimi, reagimi dhe parashikimi i sjelljes së caktuar kriminale. Mund të përfundojmë se përmbajtjen e politikës së kundërvënies së kriminalitetit e bëjnë e drejta penale dhe zbatimi i saj në praktikë si dhe mjetet tjera me qëllim të mbrojtjes efikase të vlerave dhe të mirave nga sjelljet e dëmshme shoqërore.
Idetë e para të paraqitura për politikën e luftimit të kriminalitetit mund ti hasim qysh në kohërat e lashta në veprat e iluministëve nga të cilat dallojmë Monteskjeun i cili thekson: ”zbulimi i mjeteve për ndërtimin e legjislacionit më të mirë të mundshëm tregon logjikën e reaksionit të shoqërisë ndaj krimit” duke nënkuptuar me këtë çdo legjislacionin i cili do ta pengonte dhe luftonte kriminalitetin duke siguruar të drejtat themelore të individit klasifikimit të shkencave penale për ta ndriçuar plotësisht rrugën e njohjes dhe zbulimit, sqarimit, të provuarit. parashikimit dhe parandalimit të sjelljeve antisociale.
Parimet e shtetit juridik, ligjshmëria, drejtësia, humaniteti etj siç do të shohim janë faktorë të pashmangshëm në përcaktimin e drejtimit të aktiviteteve të politikës së luftimit të kriminalitetit sot.
Parimi i shtetit juridik në pikëpamje të shoqërisë moderne është parim global. Ky parim si i tillë në formën juridike dhe politike të çdo shteti dhe në përgjithësi të çdo sistemi në të cilin merr pjesë individi është i pa shmangshëm. Vetë koncepti i shtetit juridik siç definohet shpesh përmbajtja e tij është koncept i individit të lirë, qytetarit, njeriut dhe pjesëmarrjes së tij të lirë në jetën politike. Parimi i shtetit juridik është i karakterit të dyfishtë. Në njërën ane obligon shtetin dhe institucionet e tij që të veprojnë në pajtim me të drejtën dhe normat ligjore, kurse në anën tjetër, obligon secilin prej nesh që individualisht, gjithashtu, të veprojmë njësoj sipas ligjit.