Në kuadër të përgatitjes për fazën e dytë të debatit përgjatë ditës së shtunë 02/04/2022 u zhvilluan sesionet e rradhës për trajnimin e tyre për përforëcimin e elementëve të debatimit si edhe për të reflektuar mbi pikat më pak të forta të paraqitura gjatë fazës së pare.Studentët e skuadrave përfaqësuese të 14 Institucioneve që marrin pjesë u trajnuan nga Trajnerët Megi Ruka dhe Adajan Fani.

Ata inkurajuan studentët rreth thellimit të punës në grup dhe bërjes sa më shumë të provave me njëri-tjetrin në mënyrë që formati të ketë sa më rrjedhshmëri. Ata u këshilluan gjithashtu me respektimin e kohës si një nga aspektet më thelbësore. Në mënyrë që të kishte një ndërveprim sa më të madh studentët shprehën vështirësitë e hasura dhe u sugjeruan nga trajnerët për burime informacione për tema që ata kanë hasur vështirësi në gjetjen e argumenteve.

Ata shprehën se ka qenë e sa e vështirë po aq sa edhe e bukur të mbronin tezën edhe në rastin kur nuk ka qenë qëndrimi i tyre real. Ata u këshilluan nga trajnerët për përdorim akoma më të shumtë të eveidencave dhe sjelljen e tyre në debat për ta bërë atë më dinamik dhe serioz. Ata gjithashtu u këshilluan edhe te improvizimi më i madh në kundërpërgjigjie gjatë debatit duke e bërë atë më dinamik dhe interaktiv. Këto sesione janë ndihmuese dhe zhvillohen nga SCiDEV në mënyrë që të përgatisin skuadrat përfaqësuese për një performancë sa më të mirë në fazat e ardhshme të debatit në kuadër të Projektit të Programit Kombëtar i Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

               
#DEBATIUNIVERSITARIII
#RINIAKTIVE #OSFA #SCiDEV

Sesionet Online mund të gjenden Këtu & Këtu.