Përgjatë datave 15-20 Mars, në kuadër të projektit Debati Universitar për Integrimin janë mbajtur disa seanca trajnimi me të gjithë grupet e studentëve fitues të fazës së parë të debatit. Gjatë seancave të trajnimit dy antarët e jurisë, Adajan Fani – Ekspert i SCiDEV dhe Megi Ruka – Oficere e Komunikimi të RYCO kanë diskutuar me studentët problematikat që ata kanë hasur lidhur me debatin, elementët e struktrukturimit të tezës, prezantimin e argurmenteve, rregullat bazë të debatit, po ashtu rëndësinë e etikës në debat dhe të folurit në publik. Në ditët në vijim studentët do të përballën sërisht me debatin mes Institucioneve të Arsimit të Lartë, nga ku do mund të kalojmë në fazat gjysëm finale.

Disa këshilla praktike gjenden këtu për debatuesit.