Më 14 prill, SCiDEV zhvilloi Maratonën e Edicionit IV të Debatit Universitar. Ky aktivitet u mbajt në kuadër të Laboratorit të Debatit Universitar-Nga Fjala Tek Veprimi, pjesë e Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë, i realizuar me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”.
Në këtë maratonë debati, skuadrat debatuese të përzgjedhura për të përfaqësuar 12 universitete nga 5 qytete të ndryshme të Shqipërisë, debatuan për disa nga politikat dhe zhvillimet kryesore në rank kombëtar dhe global, sa i takon proceseve të digjitalizimit, shtetit të së drejtës, emigrimit si dhe politikave të arsimit të lartë.
Temat e paketës kërkimore të cilat u përzgjodhën me short nga studentët debatues jepen si më poshtë:
Tema e debatit të skuadrave | Qasje afermative | Qasje Opozitare |
Digjitalizimi i sektorit publik do të ulë nivelin e korrupsionit në vend. | FEUT | UMSH |
UET | FDUT | |
UBT | UNISHK | |
ISE, UT | UAMD | |
Përdorimi i inteligjencës artificiale për shkrimin e artikujve shkencorë duhet të konsiderohet plagjiaturë. | FSHS, UT | UVLORA |
Votimi në Shqipëri duhet të bëhet vetëm në mënyrë elektronike. | UNIKO | FHF |
Temat e debatit të liderve | Qasje afermative | Qasje opozitare |
Universitetet shqiptare duhet të favorizojnë në renditje aplikantët e angazhuar në veprimtari vullnetare/komunitare. | FSHS | UVLORA |
FHF | UNIKO | |
Shqipëria duhet të investojë në lidhjet me diasporën dhe jo në politika për reduktimin e emigracionit. | UAMD | ISE |
UNISHK | UBT | |
UMSH | FEUT | |
Lëvizja e lirë në Bashkimin Evropian për të jetuar, punuar dhe arsimuar do të shkaktojë krizë demografike në Shqipëri. | FDUT | UET |
Debatet u vlerësuan me pikë nga juri profesioniste dhe ndërdisiplinore, të cilat përgëzuan skuadrat debatuese për qytetarinë dhe etikën e demonstruar, si dhe ndanë me ta përpos pikëve, edhe kritika dhe sugjerime për thellimin e argumentave, përdorimin e evidencave dhe retorikës gjatë debateve.
Në përfundim të përballjeve, skuadrat u renditën në rend zbritës bazuar në mesataren e pikëve të grumbulluar nga juria, nga ku Universiteti Ismail Qemali Vlorë, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës, u kualifikuan në gjysmëfinalen e debatit si skuadrat me numrin më të lartë të pikëve.
Renditja e plotë e universiteteve jepet në tabelën e mëposhtme:
Universiteti/Fakulteti | Pikët e akorduara | Numri maksimal i pikëve | |||
1. | Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë | 37.3 | 40 | ||
2. | Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës | 33 | 40 | ||
3. | Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë | 32.6 | 40 | ||
4. | Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës | 30.6 | 40 | ||
5. | Universiteti Europian i Tiranës | 28.3 | 40 | ||
6. | Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës | 27.6 | 40 | ||
7. | Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër | 26.3 | 40 | ||
8. | Universiteti Bujqësor i Tiranës | 20 | 40 | ||
9. | Universiteti “Fan Noli”, Korçë | 19 | 40 | ||
10. | Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës | 17 | 40 | ||
11. | Instituti i Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës | 14 | 40 | ||
12. | Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës | 10.3 | 40 | ||