Në 26 mars 2021, SCiDEV organizoi debatet e fazës së tretë ose gjysëmfinale të përballjes mes 6 universiteteve. Në fillim u hodh shorti online ku ishin të pranishëm 6 skuadrat që kishin kaluar fazën e dytë, 12 mentorët, si edhe anëtarët e jurisë dhe stafi i SCiDEV. Sipas shortit përballjet ishin si më poshtë:
- Debati 1 Fakulteti Ekonomisë, Universiteti i Tiranës vs Universiteti Luarasi
- Debati 2 Universiteti Marin Barleti vs Universiteti Europian i Tiranës
- Debati 3 Fakulteti i Histori Filologjisë, Universiteti i Tiranës vs Fakuleti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Më pas u zhvilluan përballjet në secilin debat online përmes platformës Zoom ku studentët debatuan rreth tematikave të debatit dhe sipas formatit për të cilin ishin trajnuar.
Debatet e plota për secilën përballje gjenden në links më poshtë:
- Debati 1 Fakulteti Ekonomisë, Universiteti i Tiranës vs Universiteti Luarasi
- Debati 2 Universiteti Marin Barleti vs Universiteti Europian i Tiranës
- Debati 3 Fakulteti i Histori Filologjisë, Universiteti i Tiranës vs Fakuleti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Përmes vlerësimit me pikë u bë dhe renditja e skuadrace. Rezultatet e plota dhe të detajuara i gjeni këtu.
Skuadrat finaliste janë:
Fakulteti Ekonomisë, Universiteti i Tiranës vs Universiteti Marin Barleti
Për pikët specifike dhe renditjen, shihni video.