Në kuadër të projektit, “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”, SCiDEV ka nisur tashmë fushatën “Nga Fjala tek Veprimi”. Pas hapjes së thirrjes për aplikime dhe një interesi të lartë nga të rinjtë për tu bërë pjesë, SCiDEV përzgjodhi në bazë të cilësisë së aplikimit, profilit, gjithëpërfshirjes dhe angazhimit në programin e debatit, 8 të rinjtë debatues që do të angazhohen në këtë fushatë.

Student fitues

Emri Mbiemri Universiteti / Fakulteti
1 Silvana Rusi Instituti i Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës
2 Marlin Muça Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
3 Zalika Gjomemetaj Fakulteti i Shkencave Humane Universiteti Ismail Qemali, Vlora
4 Marime Gjoka Fakulteti Histori-Filologji/Universiteti i Tiranës
5 Anxhela Kokoshi Universiteti Luarasi
6 Dhimitri Cipi Universiteti Europian i Tiranës
7 Ilir Brasha Fakulteti Ekonomik/Universiteti i Tiranës
8 Iris Beqiri Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës

Në 23 mars u organizua takimi i parë koordinues mes të rinjve dhe dy mentoreve që do të angazhohen në mentorimin e të rinjve. Fokusi i fushatës do të jetë ndikimi i pandemisë COVID19 në arsimin e lartë. Të rinjtë do të bëjnë një analizë të thelluar të situatës, do të hartojnë propozime konkrete dhe më pas do të parashtrojnë idetë e tyre kandidatëve për deputet.

Për më tepër, një përmbledhje e fushatës këtu.