Në kuadër të pilotimit të fushatës “Nga Fjala tek Veprimi” 8 aktivistët dhe debatuesit e përzgjedhur pas një thirrje të hapur, janë angazhuar në promovimin e propozimeve të tyrë mbi situatën e Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe ndikimin e COVID19.
Për SCiDEV është i rëndësishëm promovimi i zërave të të rinjve, por dhe I zgjidhjeve inovative që ata propozojnë. Ndërsa media vijon e angazhuar më së shumti me përmbajtje argëtuese dhe prodhime për masën, hapësira niche të dedikuara fuqizimit të të rinjve janë të nevojshme për të ngritur një debat public cilësor.
Për të ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë e zhvillimit të arsimit dhe për të promovuar përfshirjen aktive të të rinjve në procese vendimmarrëse, të rinjtë debatues dhe stafi SCiDEV promovuan programin e debatit, rritjes së kapaciteteve dhe fushatën “Nga Fjala tek Veprimi” në media. Gjatë muajit Prill 2021, krahas fushatës së komunikimit në rrjete sociale, apo takimet me kandidatët për deputetë, daljet mediatike kanë adresuar publikun e gjerë, duke rritur kështu vizibilitetin e të rinjve, projektit dhe OSFA.
Ndiqni në vijim intervistat për më shumë