Gjatë zhvillimit të fazës së parë në përballjet në rang institucioni instituicionale të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar në kuadrin e projektit të “Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” që mbështetet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë pjesëmarrja dhe entuziasmi përpos përgatitjes argumentative ka qenë një nga vlerat e këtij edicioni.

Në vazhdë të traditës ku ky projekt zhvillohet tanimë për vitin e tretë rradhazi Faza e parë e përballjeve institucionale ka patur kënaqësinë të ketë pjesëmarrjen e studentëve ALUMNI të Edicionit të dytë. Duke patur një përgatitje të shkëlqyer në edicionet e kaluara tanimë ata vihen në rolin e gjykatësve duke vlerësuar studentët dhe duke u dhënë këshilla dhe sugjerime se si ata të përmirësohen për në fazat e mëtejshme. Disa prej debateve ku ata kanë marrë pjesë:

  • Përballja mes skuadrave të Universitetit Ismail Qemali, Vlorë (Brisilda Ormeni)
  • Përballja mes skuadrave të Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës (Ilir Brasha)
  • Përballja mes Skuadrave të Fakultetit të Drejtësisë/ Universiteti i Tiranës (Marlin Muça)
  • Përballja mes skuadrave të Fakultetit të Ekonomisë. Universiteti i Tiranës (Brisilda Ormeni dhe Ilir Brasha si i ftuar)
  • Përballja mes skuadrave të Institutit të Studimeve Europiane (Iris Beqiri)

Këshillimi i tyre ka qenë i fokusuar në anën argumentative,ku skuadrat mund të gjejnë burime të sakta dhe të sigurta përpos atyre të paketës kërkimore si edhe sugjerime rreth mënyrës së artikulimit. SCiDEV do të vazhdojë të mbështesë rrjetin ALUMNI si një vlerë e sjellë nga debatet universitare, me të rinj të angazhuar dhe aktivë.