“Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”

Konteksti – Edicioni II

Integrimi europian është prioriteti më strategjik i shtetit Shqiptar dhe rrjedhimisht prek thuajse të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe atë të arsimit dhe të të rinjve. Me hapjen e negociatave në pranverën e 2020, Shqipërisë i dalin përpara edhe më shumë sfida. Ndër të tjera, përballimi me sukses i tyre varet edhe nga përgatitja e të rinjve si qytetarë aktiv, të angazhuar, me mendim kritik, aftësi analizuese, tolerantë dhe etikë në komunikim.  Është e rëndësishme edhe përforcimi i një debati publik të shëndetshëm e me bazë të gjerë lidhur me procesin, përfitimet, kostot dhe në tërësi ndikimin që do të ketë integrimi për Shqipërinë si edhe mbi tematika të tjera me interes për zhvillimin social-ekonomik të vendit dhe modelin e zhvillimit në të ardhmen në kushtet edhe të post-krizës COVID19.

 

Prej tetor 2019 e deri në qershor 2020, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Qendra ‘Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim’ (SCiDEV) zbatoi me sukses projektin ‘Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë’ në Tiranë dhe Durrës. Përmes këtij projekti u bë e mundur përforcimi i njohurive dhe zhvillimi i analizën kritike të komunitetit të studentëve e kërkuesve të rinj lidhur me Integrimin Europian dhe ndikimin shumëdimensional të tij në Shqipëri përmes organizimit të kampionatit të debatit në auditorët universitarë, fushatave të komunikimit dhe ndërgjegjësimit online, shkrimit të artikujve nga studentë dhe pedagogë në rubrikën Blog, organizimi i takimeve virtuale dhe konferencave me aktorë të tjerë. 108 studentë u angazhuan së bashku me 13 mentorë në 13 universitete publike dhe private.

 

Gjatë fazës së aplikimeve ka pasur interes dhe numër të konsiderueshëm aplikantësh, jo vetëm nga universitetet e përfshira në këtë fazë të projektit, por dhe nga qytete të tjera universitare të Shqipërisë. Këto zhvillime dëshmojnë interesin e studentëve për temën, angazhimet ekstrakurrikulare dhe nevojën për debat të strukturuar dhe mirë-informuar. Gjatë fazës së zbatimit, gjithashtu pati interes dhe vlerësim për rolin e projektit dhe rëndësinë e vazhdimësisë së tij në të ardhmen.

 

Pandemia COVID19 paraqiti sfida të mëdha për projektin, por SCiDEV u përqendrua menjëherë në përshtatjen e projektit sipas situatës së re të krijuar (Video finale me dëshmi nga pjesëmarrësit).

 

Bazuar në këtë përvojë dhe në interesin e ngjallur nga universitetet, pedagogët dhe studentët, SCiDEV propozon një edicion të dytë të kampionatit. Duke pasur parasysh kontekstin e ri ku veprojmë me hapjen e negociatave, me krizën shumë dimensionale social-ekonomike të shkaktuar nga COVID19 si edhe me nevojën për një rini të angazhuar dhe të motivuar, SCIDEV propozon që edicioni i dytë i debatit universitar për integrimin të përshtatet duke përqafuar jo vetëm debatin, por edhe veprimin dhe mbështetjen e të rinjve për aktivizimin e tyre konkret dhe specifik në fushën e arsimit në përditshmërinë e tyre në universitet dhe më gjerë në jetën publike por edhe sidomos aktivizim online.

Qëllimi

Qëllimi i projektit është të përforcojë aftësitë dhe mundësitë për veprim në jetën publike të studentëve përmes aktivizimit offline dhe online si edhe zhvillimit të aftësive analizuese, kritike dhe komunikuese përmes debatit mbi sektorët kryesorë siç është arsimi, por edhe më gjerë, duke kontribuar direkt në përmirësimin e zhvillimit të politikave social-ekonomik për të ardhmen.

 

Në Edicionin e dytë përfshihen 12 institucione:

  1. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës (FSHJP/UAMD)
  2. Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës.
  3. Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (FSHS/UT)
  4. Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (FE/UT)
  5. Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (FD/UT)
  6. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës (FHF/UT)
  7. Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës (ISE/UT)
  8. Universiteti Europian i Tiranës (UET)
  9. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH)
  10. Kolegji Universitar Marlin Barleti (MB)
  11. Kolegji Universitar Luarasi (Luarasi)
  12. Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti Ismail Qemali, Vlorë (UV)

 

Ky projekt realizohet me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipëri. OSFA ka një traditë të konsoliduar në zhvillimin e programit të debatit për të rinjtë në Shqipëri sidomos me shkollat e mesme. Organizata Liburnetik zbaton projektin “Re-Debate” me fokus nxënësit e shkollave të mesme.

Për më shumë rreth OSFA: https://www.osfa.al/

Për më shumë rreth projektit me shkollat e mesme: https://www.liburnetik.org/redebate/

 

Objektiva specifikë

Së pari, projekti synon krijimin e mundësive për studentët dhe kërkuesit e rinj që të bëhen aktiv në jetën publike përmes aktivizimit online dhe offline duke kapitalizuar aftësitë e fituara përgjatë programit të debatit dhe duke kontribuar direkt në përmirësimin e politikave në sektorin e arsimit.

Së dyti, projekti synon konsolidimin e kulturës së debatit, kultivimin e analizës dhe të menduarit kritik, etikën në komunikim, tolerancën dhe vlerat e qytetarisë aktive në Shqipëri tek studentët dhe kërkuesit e rinj.

Së treti, projekti synon zhvillimin e aftësive analizuese të studentëve dhe kërkuesve të rinj lidhur me ndikimin shumëdimensional të Integrimit Europian në Shqipëri dhe tematika të tjera si arsimi, modelet e zhvillimit social-ekonomik, demokratizimi, angazhimi dhe pjesëmarrja.

Rezultatet

Rezultatet e pritshme të projektit janë:

R1 – Kultura e debatit e konsoliduar në universitet duke sjellë përforcim të analizës dhe të menduarit kritik, etikë të lartë në komunikim, tolerancë dhe vlera të qytetarisë aktive mes studentëve dhe kërkuesve të rinj dhe nxitjen e debatit mbi një nga politikat kryesore zhvillimore për Shqipërinë siç është arsimi.

  • 12 institucione të arsimit të lartë;
  • 12 pedagogë;
  • 120 studentë.

R2 – Aftësitë e studentëve dhe kërkuesve të rinj në fushat e mësipërme të përforcuara.

  • 1 set trajnimi (5 seanca trajnimi online, 3 orë secila) për 120 studentët e organizuar online për aftësitë kritike, digjitale, aktivizimi, veprimi dhe jeta publike, njohja e të drejtave dhe detyrimeve si studentë; si të ndikojnë drejtimin e universitetit, si të ndërmarrin fushata ndërgjegjësuese, të bëjnë aktivizim online, si të përdorim mjetet digjitale për të ndërmarrë veprime konkrete si qytetarë të angazhuar në jetën publike.

R3 – Kampionati i debatit në auditorë me 12 debate universitare dhe 1 debat final.

R4- Pilotimi i programit “Nga fjala tek veprimi” për mbështetjen e 4 skuadrave fituese për të vënë në jetë nismat e tyre bazuar tek tematikat, idetë dhe aftësitë e debatit me fokus sektorin e arsimit i realizuar dhe promovuar:

  • Mbledhja e propozimeve nga studentët e 4 skuadrave finaliste;
  • Mentorimi për realizimin e tyre;
  • Zbatimi dhe realizimi i ideve konkrete;

Advokimi dhe promovimi i tyre.

OSFA

Ky projekt realizohet me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipëri. OSFA ka një
traditë të konsoliduar në zhvillimin e programit të debatit për të rinjtë në Shqipëri sidomos me
shkollat e mesme. Aktualisht organizata Liburnetik po zbaton projektin “Re-Debate 5.0 –
Rigjallërimi i kulturës së debatit” me fokus nxënësit e shkollave të mesme.
Për më shumë rreth OSFA: https://www.osfa.al/
Për më shumë rreth projektit me shkollat e mesme: https://www.liburnetik.org/redebate/