Konteksti i Projektit Edicioni II

“Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-Nga fjala tek veprimi”

Integrimi europian është prioriteti më strategjik i shtetit Shqiptar dhe rrjedhimisht prek thuajse të gjitha fushat, përfshi këtu edhe atë të arsimit dhe të të rinjve. Me hapjen e negociatave në pranverën e 2020, Shqipërisë i dalin përpara edhe më shumë sfida.

 

PROJEKTI

Rreth Debatit

Qëllimi

 

Qëllimi i projektit është të përforcojë aftësitë dhe mundësitë për veprim në jetën publike të studentëve përmes aktivizimit offline dhe online si edhe zhvillimit të aftësive analizuese, kritike dhe komunikuese përmes debatit …

Objektiva specifikë

Së pari, projekti synon krijimin e mundësive për studentët dhe kërkuesit e rinj që të bëhen aktiv në jetën publike përmes aktivizimit online dhe offline duke kapitalizuar aftësitë e fituara përgjatë programit të debati

Rezultatet

 

Rezultatet e pritshme të projektit janë:

R1 – Kultura e debatit e konsoliduar në universitet duke sjellë përforcim të analizës dhe të menduarit kritik, etikë të lartë në komunikim, tolerancë dhe vlera të qytetarisë aktive mes studentëve dhe kërkuesve të rinj dhe nxitjen e debatit mbi një nga politikat kryesore zhvillimore për Shqipërinë siç është arsimi.

Prezantimi i projektit

SCiDEV

Rreth SCiDEV

Qendra “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim” (SCiDEV) është themeluar si rezultat i finalizimit të projektit “Collaboratrive Online and Offline Platfrom” (COORP). COORP është një platformë ndër-universitare që prej Qershor 2016 dhe është financuar dy herë (COORP 1.0 dhe COORP 2.0) nga Projekti PERFORM i Swiss Development Cooperation në Shqipëri. COORP ka punuar për zhvillimin e kapaciteteve të kërkuesve të rinj dhe menaxherëve të projekteve në universitetet shqiptare sa i takon kërkimit shkencor, metodologjisë dhe aplikimit për fonde të Bashkimit Europian. COORP ka realizuar trajnime, punëtori, takime ndërmjetësuese mes kërkuesve dhe sipërmarrjes, prezantime të rezultateve, tryeza diskutimi dhe takimi pune e progresi me donatorin dhe aktorë të tjerë. COORP ka realizuar ditë informative në universitetet rajonale në Shqipëri dhe ka një rrjet prej 13 universitetesh bashkëpunëtore. COORP zgjeroi qëllimin dhe u regjistrua si organizatë e shoqërisë civile me emrin: Qendra “Shkenca dhe Inovacioni për Zhvillimin” / Center “Science and Innovation for Development” (SCiDEV).

SCiDEV është një organizatë e pavarur që synon të mbështesë dhe nxisë zhvillimin ekonomik e shoqëror të qendrueshëman dhe demokratizimin në Shqipëri dhe rajonin më gjerë. Për të arritur këtë SCiDEV punon me aktorë në Quadruple Helix si academia, shoqëria civile, institucionet publike dhe sektorin privat si edhe media.

SKUADRA

Skuadra e projektit

Dr. Blerjana Bino

Menaxhere Projekti

Me përvojë në menaxhim e projekteve të zhvillimit dhe eksperte e fuqizimit të grupeve të skajuara përmes medieve alternative, Blerjana ka një përvojë të kombinuar në akademi, shoqëri civile dhe politikëbërje. Ajo ka realizuar studimet pasuniversitare dhe post-doktorale në universitete prestigjioze në Europë si në London School of Economics Political Science, Universiteti i Westminister, Angli; Universiteti i Salzburg, Austri dhe Universiteti i Uppsala, Suedi. Ajo është Lektore e jashtme e Mediave të Reja dhe e Metodave të Kërkimit në Universitetin Europian të Tiranës dhe Universitetin e Tiranës.

Dr. Fabjan Lashi

Trajner

ICT dhe menaxhues projektesh me pervoje. Ka mbrojtur doktoraturen ne sistemet e informacionit ne fushen e sigurise ushqimore dhe gjurmueshmerise, me fokus te vecante analizen e sistemeve te aplikuara ne vendet EU. Eksperience në qeverisjen lokale per standardizimin dhe digjitalizimin e sherbimeve administrative dhe publike, në kontekstin e implementimit te reformes administrative territoriale të qeverisjes vendore në Shqipëri, Fabjani gëzon një rrjet të konsoliduar partnerësh në 61 bashki te vendit edhe falë angazhimit të tij në Projektin STAR II (2018 – vazhdim) dhe Ministrinë e Brendshme (2005-2010). Ai është lektor ne departamentin e Inxhinierise Softuerike per lendet qe lidhen me zhvillimin dhe menaxhim e sistemeve të informacionit në Institutin Kanadez të Teknologjisë (CIT).

Anisa Curraj

Koordinatore

Anisa ndërthur përgatitjen profesionale në inxhinieri mjedisi me menaxhimin e biznesit me fokus menaxhimin e integruar të mbetjeve. Me përvojë profesionale në sektorin privat, Anisa është aktive edhe në fushën e projekteve me fokus të rinjtë, inovacionin dhe sipërmarrjen. Ajo është asistent Lektore në Bazat e Sipërmarrjes në Kolegjin Profesional të Tiranës.

CVSA

CVSA lindi si ide nga nevoja e tregut për shërbime specifike në ofrimin e shërbimeve video dhe foto për takime serioze, evente projektesh dhe kompanish, në ndryshim nga kompanitë ekzistuese gjithëpërfshirëse. CVSA është kompani niche në tregun shqiptar dhe rajonal, e specializuar në mbulimin e eventeve të ndryshme si konferenca, seminare, takime projektesh me material audio-vizuale (fotografi dhe video). Ne operojmë dhe kuptojmë plotësisht nevojat e projekteve, duke respektuar plotësisht identitetin vizual të donatorëve. Stafi i CVSA do të theksojë arritjet reale të projektit përmes objektivit të kameras, duke i ofruar kështu publikut një pamje më të qartë për projektin në fjalë. Gjithashtu CVSA mund të menaxhojë dhe paketën e plotë të PR të projekteve lokale dhe europiane.

Lutjona Lula

Koordinatore për Komunikimin

Znj. Lula ka vazhduar studimet e saj pasuniversitare në Masterin Ndërdisiplinor të
Përbashkët në Studimet e Evropës Juglindore, Universitetin e Beogradit dhe Universitetin Karl Franzens të Graz. Ajo ka një diplomë universitare në shkencat politike nga Universiteti i Tiranës. Ajo është angazhuar në mënyrë aktive në kërkime / konsultime me disa organe të tilla si OSBE PiA, COORP.AL (platformë e financuar nga Helvetas), ESAA Bruksel, QKHA (projekti Horizon 2020). Lutjona ka eksperiencë në menaxhimin e paketave të komunikimit në projektet e BE.

Mentoret

Mentorët

Prof. Asoc. Dr. Nevila Xhindi

Trajnere/Mentore

Znj. Xhindi për më shumë se 25 vjet ka punuar si lektore në disa universitete brenda dhe jashtë vendit  si dhe zyrtare nw administratwn qendrore dhe locale. Aktualisht është pedagoge në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Fusha e saj e hulumtimit janë zhvillimet rajonale krahasuese me fokus integrimin Europian  Ajo ka botuar një numër artikujsh në revista akademike, ka hartuar dokumente të politikave dhe ka realizuar studime të aplikuara në fushën e Integrimit europian., si dhe ka qenë drejtuese e Katedrës për Studime Europiane “Jean Monnet“( Jean Monnet Chair 2012-2015), akredituar nga BE. Prej vitesh është e angazhuar në leksione dhe trainime për çështjet e integrimit Europian të Shqipërisë në  BE.

Klodiana Beshku (PhD)

Lektore në Universitet

Prej më shumë se 10 vjetësh. Ajo e ka filluar karrierën akademike në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës në vitin 2006, si një prej themeluesve të
këtij Universiteti. Që prej vitit 2008 ajo është lektore e parë për lëndët Gjeopolitikë, Teori të Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Siguri Rajonale dhe Lëvizje Sociale e Politike pranë Departamentit të Shkencave Politike, Fakultetit të Shkencave Sociale, Universitetit të Tiranës. Në periudhën 2011-2017 ajo ka qenë kryeredaktore e revistës shkencore Politikja të këtij Departamenti, ndërsa në periudhën 2015-
2016 Këshilltare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, nëpërmjet programit LEAD Albania.
Ajo mban gradën PhD në Gjeopolitikë nga Universiteti i Pizës, Itali që prej vitit 2011, diplomë në Master në Studime Evropiane të Universitetit të Sienës, Itali dhe Universitetit Robert Schumman III të
Strasburgut, Francë dhe Diplomë Magjistrale në Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare nga
Universiteti i Sienës, Itali. Ajo ka një sërë publikimesh në fushën e gjeopolitikës, politikës së jashtme, studimeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, ajo ka qenë kërkuese shkencore pranë
Institutit Universitar Europian të Firences.

DORINA GJIPALI

Trajnere/Mentore

Gradat dhe Titujt akademikë: Doktore e shkencave (2017).

Eksperienca e punës: Dr. Dorina Gjipali është aktualisht Përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Luarasi”.

Ajo ka përfunduar studimet “Bachelor” në “Drejtësi” dhe Master i Shkencave në të Drejtën Ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Bolonjës në Itali. Studimet Doktorale i ka përfunduar pranë Institutit të Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës. Dorina Gjipali ka 10 vjet përvojë në fushën e mësimdhënies si pedagoge e lëndëve “E Drejta Publike”, E Drejta Ndërkombëtare Publike.

Aktualisht është lektore në Universitetin “Luarasi” si pedagoge e lëndëve “Teoria e së Drejtës” e “Metodat e Kërkimir Shkencor”, anëtare e Njësisë së Sigurimit të Cilësisë si dhe anëtare e Senatit Akademik të Universitetit “Luarasi.

 

 

Dr. Petrina Broka

Dr. Petrina Broka, ka kryer studimet pranë Fakultetit të Drejtësisë në vitet akademike
2001-2005, duke u vlerësuar me medalje të artë. Gjatë viteve të studimeve universitare ka punuar
pranë organizatave të shoqërisë civile si: Shërbimi Ligjor Falas, Qëndra kundër Traumës dhe
Torturës, etj.

Që prej vitit 2006 është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në vitin 2008, ajo ka
përfunduar Studimet e Thelluara Pasuniversitare, pranë Departamentit të së Drejtës Civile,
Fakulteti i Drejtësisë, U.T., me rezultate të shkëlqyera. Që nga tetori 2008 e në vazhdim ajo
punon si lektore  në Fakultetin e Drejtësisë, UT. Në vitin 2013 ajo fiton gradën shkencore “Doktor i shkencave”.

Dr. Petrina Broka është autore e një sërë artikujsh shkencorë të botuar brenda dhe jashtë
vendit si dhe pjesmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Fushat kryesore të
studimit e kërkimit përfshijnë të drejtën e procedurës civile, zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve, klinikën e ligjit, të drejtën e konkurrencës dhe zbatimin privat të saj, etj.

Dr. Meljana Bregu

Pedagoge në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës

Ka kryer studimet e larta të nivelit BA dhe master në degën e Juridikut të Universitetit të Bolonjës. Pas mbarimit të ciklit 5 vjeçar kreu studimet Master në Shkenca Politike (Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare) në Universitein e Bolonjës. Në vitin 2016 fitoi gradën “Doktore e Shkencave” në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti i Tiranës. Që nga viti 2011 e deri më sot punon si lektore e së Drejtës Ndërkombëtare dhe e së Drejtës së BE, dhe prej vitit 2018 është koordinatore e modulit Jean Monnet Erasmus + “Shoqëria shqiptare drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”.

Esmeralda Hasani

Drejtësi Ndërkombëtare,

Esmeralda u diplomua në Drejtësi Ndërkombëtare, në Universitetin Shtetëror të Milanos. Ajo ka një master në Planifikim dhe Zhvillimi Projekti nga Shkolla e Biznesit të Inovacionit, në
Brukels. Nga shtatori 2015 deri në shtator 2019 ajo shërbeu si drejtor ekzekutiv i Institutit Barleti për Kërkim dhe Zhvillim me rezultat të shkëlqyeshëm. Ajo është një eksperte e pavarur i kërkimit dhe inovacionit të Komisionit Evropian dhe është përfshirë në mënyrë aktive në projekte kërkimi, edukimi dhe inovacioni, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në
bashkëpunim me kompani, universitete dhe qendra kërkimore lidere globale. Në këtë kuadër, kohët e fundit, ajo është zgjedhur nga misioni i IOM në Shqipëri si Konsulente Ndërkombëtare për Zhvillimin e Projektit. Nga shtatori 2017 deri në dhjetor 2018, ajo ka shërbyer si këshilltare dhe shefe kabineti pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën, duke qenë
një pjesë integrale e krijimit të institucioneve të reja për anëtarët e Diasporës. Nga shtatori 2019 ajo po udhëheq Institutin Adriapol-Smart and Creativity Growth.

Prof.Asoc.Dr. Oltjana Zoto

Pedagoge , Departamenti i Ekonomisë dhe Politikat e Zhvillimit Rural

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Profesor i Asocuar:  Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Studime të Doktoratës:   Doktor i Shkencave në Ekonomiks, Universiteti i Tiranës,   Fakulteti i Ekonomik.

Studime Master: MA në Studime Ekonomike Europiane, Universiteti i Tiranës,  Fakulteti Ekonomik , Universiteti i Bambergut , Gjermani.

Studimet e larta, Bachelor: BA në Ekonomiks, Universiteti i Tiranës, Fakulteti  Ekonomik

Me përvojë të gjatë në mësimdhënie në nivel universitar, eksperience menaxheriale, si menaxhere e Departamentit të Menaxhimit në sektorin publik dhe privat të sistemit universitar.

Ka publikuar artikuj të shumtë shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Elda Zotaj

Lektore dhe kërkuese shkencore

Prej më shumë se 11 vitesh Elda është pedagoge në Departamentin e Shkencave Politike, Universiteti” Aleksandër Moisiu” Durrës ku dhe lektron lëndët si: Integrimit Evropian dhe Organizata Ndërkombëtare. Studimet pasuniversitare dhe doktorale i ka realizuar pranë Institutit të Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës.  Dr.Elda Zotaj ka mbajtur pozicionin e përgjegjëses së Departamentit për periudhën 31 maj 2016- 8 shtator 2020. Fusha e kërkimit të saj lidhet ngusht me proceset integruese Evropiane të vendit dhe rajonit. Ajo është autore e më shumë se dhjetëra publikimeve në revista shkencore në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e Shkencave Politike.

Esmeralda Shehaj

Lektore dhe kërkuese shkencore

pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, që prej vitit 2006. Ajo ka kryer doktoraturën në Universitetin e Staffordshire në Mbretërinë e
Bashkuar dhe është lektore e Ekonometrisë, Metodave të Kërkimit në Ekonomiks dhe Shkrimit Akademik.
Është përfshirë në shumë projekte kërkimore të financuar nga institucione ndërkombëtare prestigjoze si
OSCE, WB, GIZ, RRPP, CERGE-EI, etj. Interesat e saj kërkimore lidhen kryesisht me fushën e emigrimit, varfërisë, ekonomiksin e punës, fuqizimin ekonomik të grave, integrimin e tregjeve, dhe inovacionin në krijimin e vendeve të punës në sektorin publik e atë privat.

Dr. Doris Malaj (Koliqi)

Instituti I Studimeve Europiane
Universiteti I Tiranës
doris.malaj@unitir.edu.al

Dr. Doris Malaj (Koliqi) është pedagoge pranë Institutit të Studimeve Europiane (ISE) në Universitetin e Tiranës prej vitit 2014. Ajo ka kryer studimet Bachelor për Shkenca Politike dhe Drejtësi Publike në Universitetin e Trier-it (Gjermani), studimet Master për Studime Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Macerata-s (Itali) dhe studimet pasuniversitare (PhD) në Studime Europiane dhe Integrim Europian, pranë Universitetit të Tiranës. Ajo është e angazhuar në fushën kërkimore-shkencore ashtu sikurse edhe në mësimdhënie, ku ndër të tjera është lektore për lendër, Historia e Diplomacisë, Diplomacia e BE në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe  Politikat e zgjerimit në BE dhe Ballkani Perëndimor.

 

Dr. Jonida Mehmetaj

Lektore ne Universitet

Eksperienca e saj profesionale prej më shumë se tetë vjetësh përfshin mësimdhënien si lektore në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, koordinatore e studentëve, koordinatore dhe trajnere në organizata të ndryshme jofitimprurëse. Ajo është e angazhuar në mësimdhënien e lëndëve: “Institucionet dhe e Drejta e Bashkimit Evropian”, “Politikat Evropiane të Sigurisë”, “E drejta e Organizatave Ndërkombëtare”, “Filozofia e së Drejtës” etj. Dr. Mehmetaj ka marrë në vitin 2016 gradën shkencore “Doktor” në të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Europian i Tiranës, studime master “Politika dhe Qeverisja në Evropë” në vitin 2012 pranë Institutit të Studimeve Evropiane, dhe është diplomuar në 2008 për Shkenca Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Veprimtaria e saj në fushën kërkimore-shkencore është e pasur me pjesëmarrje në konferenca, botime të artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit si dhe autore e një monografie të titulluar “Politika e Jashtme dhe e Sigurisë së Përbashkët, Dimensioni juridik dhe politik” 2018, dhe një cikli leksionesh të titulluar “Leksione për Filozofinë e së Drejtës” 2020.

 

Klajdi Logu

Pedagog pranë Departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara

Kam përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, vlerësuar me Medaljen e Eskelencës, për arritje të shkëlqyera akademike. Anëtar dhe bashkëthemelues i Rrjetit të Studentëve Ekselentë pranë Universitetit të Tiranës. Kryer studimet pas-universitare dhe veprimtari kërkimore shkencore në Universitetin Eötvös Loránd në Budapest.

I angazhuar në mësimdhënie dhe veprimtari kërkimore shkencore pranë Universitetit Europian të Tiranës, ku po ashtu mbuloj rolin e këshilluesit të karrieres dhe editorit të revistës shkencore Polis. Kam publikuar disa artikuj shkencor dhe kam marë pjesë në disa projektë kërkimore, të fokusuara në çeshtjet e të drejtave të fëmijëve, barazisë gjinore, mbrojtjes së mjedisit, transparëncës së administratës publike dhe angazhimit qytetar. Jam poashtu anëtar i bordit drejtues të Qendrës për të Drejtat në Punë (CLR), e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Kam një bashkëpunim dhe angazhim serioz me Qendrën UET dhe World Vision duke shërbyer si trajner i Lidershipit gjatë shkollave verore dhe dimërore të zhvilluara nga ky bashkëpunim.

Fushat e mia të interesit kërkimor shkencor lidhen me rolin dhe rendësinë e komunikimit, lidershipit dhe efektet e teknologjisë dhe konsumerizmit në shoqëri.

Mentoret

Laboratori i debatit mbi Integrimin Europian në Auditorët Universitarë

Cili është qëllimi debatit universitar për integrimin? Pse është i nevojshëm debati universitar mbi #integrimin #europian?
Disa reflektime mund ti ndiqni në videon në vijim, përmes dëshmive të Z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i OSFA; Dr. Blerjana Bino, menaxhere projekti; Prof. Asoc. Dr. Nevila Sokoli Xhindi, trajnere; Dr. Fabjan Lashi, trajner.

Projekti ‘Laboratori i debatit mbi Integrimin Europian në Auditorët Universitarë’, synon të përforcojë njohuritë dhe zhvillojë analizën kritike të studentëve dhe kërkuesve të rinj lidhur me Integrimin Europian, si edhe të rigjenerojë kulturën e debatit në universitetet shqiptare.
Së shpejti me trajnimet dhe debatet në 13 fakultete dhe universitete në #Tiranë dhe #Durrës

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine

 

Aktivitete

Trajnim 4 ‘Aktivizmin publik dhe politik’, nga prof. Nevila Xhindi

SCiDEV vijon me seritë e trajnimeve për studentët pjesëmarrës në...

Pjesëmarrja në proceset vendimmarrëse: Arsimi i lartë

U zhvillua sot trajnimi i katërt i serive të programit për...

Përdorimi i mjeteve digjtiale për aktivizëm

U zhvillua sot trajnimi i tretë i serive të programit për ngritjen...

Youth Debate: A call to Integrity

The event was co-organized by SCiDEV and Liburnetik Organization,...

Trajnim 1 ‘Aktivizmin publik dhe politik’, nga prof. Nevila Xhindi

SCiDEV nis sot serinë e trajnimeve për studentët pjesëmarrës në...

“Nga fjala tek veprimi” – SCiDEV lançon edicioni i dytë i debatit universitar për integrimin

SCiDEV lançoi fillimin e edicionit të dytë të debatit universitar...

Event lançues: Edicioni II-të i DebateLab ‘Nga Fjala te Veprimi’

Integrimi europian është prioriteti më strategjik i shtetit...

Rikthehet debati universitar për integrimin: Edicioni 2 – Nga fjala tek veprimi’

Pas suksesit të fazës së parë të projektit “Laboratori i debatit...

Video përmbledhëse e projektit

Që prej nentorit 2019 Qendra 'Shkencë dhe Inovacion për...

Debati mbi Integrimin Europian në auditorin virtual të Universitetit Epoka

U zhvillua në datë 11 Qershor debati mbi Integrimin Europian në...

Project Final Event: Debating Europe

Center "Science and Innovation for Development" co-organised the...

Debati mbi Integrimin Europian në auditorin virtual të Universitetit New York të Tiranës

U zhvillua në datë 5 Qershor debati mbi Integrimin Europian në...

Online conference “Debating Europe”

Due to COVID19 pandemic, this conference is now organized online...

Debati mbi Integrimin Europian në auditorin virtual të Universitetit Luarasi

  U zhvillua në datë 3 Qershor debati mbi Integrimin Europian në...

Debati mbi Integrimin Europian në auditorin virtual të Universitetit Europian të Tiranës

U zhvillua në datë 2 Qershor debati mbi Integrimin Europian në...

“Disinformimi – një virus pa kurë në epokën e post-së vërtetës?”

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar ndryshime rrënjësore të...

Trajnimi për formatin dhe tematikat e debatit

SCiDEV organizoi trajnimin e studentëve për formatin dhe tematikat...

Video Webinar : “Vlera e Inovacionit në kohë krize”

Për ata që nuk mundën të na bashkoheshin dot live, webinari është...

Vlera e inovacionit në kohë krize

  Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Krijimtarisë dhe...

Webinar: Qasja e BE-së ndaj pandemisë Covid19

Pandemia #COVID19 ka shkaktuar ndryshime rrënjësore të...

Ftesë për studentët e debatit universitar për integrimin

SCiDEV ka kënaqësinë të ftojë pjesëmarrësit e projektit tonë për...

Deklaratë e Qendrës Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim-SCiDEV mbi COVID-19

Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) po ndjek me...

Debati universtar për integrimin në Universitetin Marin Barleti: Impakti në demokraci

Debati Universitar për Integrimin u zhvillua në datë 28 shkurt...

Debati universitar për integrimi: Trajnimi i studentëve në Universitetin  Luarasi.

Projekti 'Laboratori i debatit mbi Integrimin Europian në...

Debati universitar për integrim: Trajnimi i studentëve në Universitetin EPOKA

Projekti 'Laboratori i debatit mbi Integrimin Europian në...

Debati universtar për integrimin në UMSH “Migrimi dhe Integrimi Europian”

Debati Universitar për Integrimin u zhvillua në datë 17 Dhjetor në...

PROJEKTI

Burime

 

 

 

OSFA

Ky projekt realizohet me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipëri. OSFA ka një
traditë të konsoliduar në zhvillimin e programit të debatit për të rinjtë në Shqipëri sidomos me
shkollat e mesme. Aktualisht organizata Liburnetik po zbaton projektin “Re-Debate 5.0 –
Rigjallërimi i kulturës së debatit” me fokus nxënësit e shkollave të mesme.
Për më shumë rreth OSFA: https://www.osfa.al/
Për më shumë rreth projektit me shkollat e mesme: https://www.liburnetik.org/redebate/