Nga Erida Curraj —
Oficer Programi
Zyra Kombëtare Erasmus+
Duke filluar nga viti 2018, Erasmus + është bërë instrumenti kryesorë për ta bërë Zonën Evropiane të Arsimit (European Education Area) një realitet deri në vitin 2025. Gjatë tre dekadave të fundit, më shumë se 10 milion njerëz kanë marrë pjesë në programi Erasmus+, ku shumica e tyre dëshmojnë të ketë qenë përvoja që u ndryshoi jetën. “Ne jemi gati për të formuar dhe zbatuar një program modern, më të gjelbër, më gjithëpërfshirës dhe të përshtatshëm për moshësn dixhitale” citoi Themis Christophidou, Drejtor i Përgjithshëm (Director General for Education, Culture, Youth and Sport)
Erasmus+ është programi kryesor i Bashkimit Evropian që mbështet arsimin, trajnimin, të rinjtë dhe sportin. Ai është më tepër sesa një program financiar, brezat e rinj e konsiderojnë si një portë e hapur për në Evropë, “Unë vërtet besoj se investimi më i mirë në të ardhmen tonë është në investimin tek të rinjtë”- thotë komisionerja Mariya Gabriel (Innovation, Research, Culture, Education and Youth)- prandaj “qëllimi im është në ambicien e rritjes të fondeve të programit për të mbështetur mundësitë unike si edhe rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën demokratike.”
Muaji Nëntor sapo ka filluar dhe fundi i programit 6 vjecar të financimit Erasmus+ 2014-2020 është shumë afër. Në 01 Janar, 2021 do të filloj programi i ri Erasmus+ 2021-2027, më ambicioz dhe ka më shumë fonde sesa Programi aktual.
Në Maj 2018 Bashkimit Evropian propozoi buxhetin dhe aksionin e programit Erasmus+ 2021-2027. Fondet e parashikuara te programit të ri ishin dyfishimi i buxhetit të programit aktual 14.7 milion € në 30 milion € duke synuar të rrisi numrin e pjesëmarrësve nga 4 milion njerëz në 12 milion njerëz. Ai do të arrinte qëllimet nëpërmjet thjeshtimit të përfshirjes të përdoruesit përfundimtarë, përfshirje të programit të sporteve në strukturën kryesore të programit dhe më e rëndësishmja do të zgjerote përdorimin e dixhitalizimit për të mbështetur fusha të reja të njohurive dhe për të prezantuar iniciativën e re të lëvizshmërisë Discover EU.
Megjithatë, BREXIT dhe pandemia COVID 19, dy arsyet dhe jo vetëm, zvogëluan buxhetin nga ajo e parashikuara në 24.6 miliardë € për programin e ardhshëm Erasmus +, i cili fatkeqësisht nuk do të jetë në gjendje të mbështesë 12 milion pjesëmarrës, siç ishte menduar fillimisht.
Qëllimi i rritjes të fondeve është të sigurojë që programi të drejtohet me më shumë sukses dhe t’i kushtohet më shumë vëmendje dhe burime çështjeve të rëndësishme si:
- ndërtimi i një zone arsimore evropiane deri në vitin 2025,
- fuqizimi i të rinjve dhe promovimi i një identiteti evropian përmes punës përvojë, arsim dhe lëvizshmëri ndërkombëtare.
Shtesa në buxhet do të mundësojë që programi i ri ERASMUS të arrijë më shumë duke përfshirë pjesëmarrës nga të gjitha prejardhjet shoqërore, të lehtësojë pjesëmarrjen e njerëzve me prejardhje më pak të privilegjuar (migrantët, njerëzit që i përkasin grupeve të cënuara/ vulnerable dhe njerëzit që vijnë nga një prejardhje e ulët shoqërore). Programi i ri do të rrisi mundësinë për këto grupe për të mësuar, për të fituar përvojë dhe për të marrë pjesë në lëvizjen ndërkufitare, Përmes programit Erasmus plus, ata do të lejohen të marrin arsimin e duhur, si dhe kredencialet, aftësitë dhe kompetencat që u duhen për të krijuar biznesin e tyre në të ardhmen dhe të bëhen aktorë të rëndësishëm për ekonominë Evropiane .
Pjesëmarrja e më shumë njerëzve në programin Erasmus + do të vazhdojë të forcojë ekonominë dhe komunitetin e Evropës ndërsa trajton çështjet globale dhe promovon barazinë sociale,
Dekadat e fundit, fluksi i migrimit është rritur shumë, pjesëmarrja gjithashtu e kësaj kategorie në program do të sjelli vëmendjen e publikut ‘migrantë të rinj që do të rriten në Shoqërinë Evropiane’.
Një nga detyrat e para dhe kryesore të Agjencive Erasmus në vendet e programit është hartimi i një Kornize Evropiane të përfshirjes që do të zhvillohet në një nivel kombëtar për të përfshirë strategjitë e reja të programit Erasmus+.
Programi Erasmus 2021-2027 synon që gjithëpërfshirjen ta arrijë me procese më të thjeshta aplikimi, si dhe lëvizshmëri dhe bashkëpunim të zgjeruar ndërkombëtar. Programi i përmirësuar do të investojë në fusha inovative të studimit të tilla si energjia e rinovueshme, mjedisi, inxhinieri mjedisore dhe inteligjenca artificiale. Ndërsa pandemia na mësoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e teknologjisë në jetën tonë moderne, një shumë e konsiderueshme fondevsh do të alokohen për sektorin dixhital pasi përvojat e fundit na kanë treguar mundësitë e ofruara nga të mësuarit dhe bashkëpunimi virtual.
Lëvizshmëria do të mbetet thelbësore për programin Erasmus + dhe programi i ri do të rrisë lëvizjen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar duke shtrirë dimensionin ndërkombëtar në sektorë të rinj, siç është arsimi profesional dhe trajnimi.
Një nga parimet kryesore të programit është rritja e të mësuarit gjatë gjithë jetës me aktivitete (LLL). Dëshmitë tregojnë se shkëmbimet studentore/të rinjve përmes Erasmus + rritin nivelin e punësimit të pjesëmarrësve dhe sensin e tyre për të qenë qytetarë evropianë dhe aktivë.
Në programin aktual, ka pengesa për njerëzit me aftësi të kufizuara, njerëzit me më pak mjete ekonomike dhe qytetarët në zonat e largëta. Kështu, propozimi i ri synon të heqë këto pengesa.
Veprimet më të rëndësishme që do të ndërmerren në programin Erasmus plus për shtatë vitet e ardhshme do të jenë mësimi i gjuhës, mbështetja administrative dhe mundësitë e mësimit dixhital.
Parlamenti Evropian (PE) thekson potencialin e programit Erasmus+ për arsim dhe aftësim profesional në mënyrë që të lejojë sa më shumë njerëz të marrin pjesë. Ai ka identifikuar pengesat si: pengesat financiare, mungesa e njohjes digjitale dhe kualifikimeve ndërkombëtare, që kanë nevoj për zgjidhje nga programi. Për të zgjatur qëndrimin e pjesëmarrësve nëpër mobilitete, PE tregon fleksibilitet në grantet e mobiliteteve dhe koston administrative dhe përjashtimin nga taksat dhe taksat shoqërore. Ai sugjeron programin Erasmus për të plotësuar Strategjinë e Rinisë së BE dhe programe të tjera të financuara nga BE.
Një nga vështirësitë gjatë procesit te Erasmus+, ka të bëjë me kreditë e Sistemit Evropian të Transferimit dhe Akumulimit të Kredive (ECTS) gjatë periudhave të lëvizjes. Kështu, rekomandon krijimin e një kartele evropiane të studentëve në mënyrë që të sigurojë hyrje e tyre në të gjithë Evropën.
Propozimi i ri do të zgjerojë gjithashtu lëvizjen joformale (non-formal learning mobility) të të mësuarit për të rinjtë dhe mundësitë e lëvizjes për të mësuar për studentët e arsimit të lartë, studentët e arsimit profesional, stafin dhe praktikantët, dhe do të rivendosë lëvizjen për nxënësit e shkollës dhe nxënësit e rritur me aftësi të ulëta.
Programi do të mbajë të njëjtën strukturë bazë me tre veprime kryesore. Veprimi i parë kryesor siguron lëvizjen, i dyti përqendrohet në bashkëpunimin për inovacionin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira, ndërsa i treti mbështet zhvillimin e politikave.
Erasmus+ programi që punon për njerëzit, afër tyre dhe përqendrohet në grupe vulnerable për t’i ndihmuar dhe thjeshtësuar përfshirjen dhe evolimin e tyre është padyshim lloji i programit në të cilin do të dëshironi të ishit pjesë.