Pas suksesit të fazës së parë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë”, gjatë së cilës 108 studente, 13 mentorë nga 13 universitete private dhe publike thelluan mendimin kritik mbi Integrimin Europian, Qendra “Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim” (SCiDEV) me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), sjellin fazën e dytë, kësaj radhe me një dimension të ri ‘Nga Fjala tek Veprimi’.

 

Gjatë fazës së parë të projektit (Tetor 2019-Qershor 2020) u bë e mundur përforcimi i njohurive dhe zhvillimi i analizën kritike të komunitetit të studentëve e kërkuesve të rinj lidhur me Integrimin Europian dhe ndikimin shumëdimensional të tij në Shqipëri përmes organizimit të kampionatit të debatit në auditorët universitarë, fushatave të komunikimit dhe ndërgjegjësimit online, shkrimit të artikujve nga studentë dhe pedagogë në rubrikën Blog, organizimi i takimeve virtuale dhe konferencave me aktorë të tjerë.

 

Angazhimi i studentëve dhe aktorëve të tjerë, dëshmuan për nevojën e rigjallërimit të kulturës së debatit të strukturuar në institucionet e arsimit të lartë. Nga ana tjetër, situata e pandemisë COVID-19, çëlja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe shume ngjarje aktuale, theksojnë nevojën për angazhimin dhe aktivizimin e të rinjve.

 

Gjatë këtyre muajve të edicionit të dytë, projekti synon të përforcojë arritjet dhe produktet e fazës së parë, duke zgjeruar bashkëpunimin tashmë përtej Tiranës dhe Durrësit, me universitete të reja pjesëmarrëse. Projekti synon të rrisë mundësitë për veprim në jetën publike të studentëve përmes aktivizimit offline dhe online si edhe zhvillimit të aftësive analizuese, kritike dhe komunikuese përmes debatit mbi sektorët kryesorë siç është arsimi, por edhe më gjerë, duke kontribuar direkt në përmirësimin e zhvillimit të politikave social-ekonomik për të ardhmen.

 

Përmes elementit të shtuar ‘Nga Fjala tek Veprimi’ projekti do të prodhojë produkte konkrete dhe inciativa komunitare të ideuara nga 120 studentët pjesëmarrës, duke adresuar konkretisht nevojat e këtyre të fundit, por edhe duke nxitur angazhimin e tyre.

 

Universitetet pjesëmarrëse të edicionit të dytë janë:

 

  1. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike, Universiteti
    Aleksandër Moisiu, Durrës (FSHJP/UAMD)
    2. Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti
    Bujqësor i Tiranës.
    3. Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës
    (FSHS/UT)
    4. Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (FE/UT)
    5. Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (FD/UT)
    6. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i
    Tiranës (FHF/UT)
    7. Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës
    (ISE/UT)
    8. Universiteti Europian i Tiranës (UET)
    9. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH)
    10. Kolegji Universitar Marlin Barleti (MB)
    11. Kolegji Universitar Luarasi (Luarasi)
  2. Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti Ismail Qemali, Vlorë

 

Për më shumë klikoni në faqet web DebateLab dhe SCiDEV Center, si dhe ndiqni publikimet në Facebook SCiDEV dhe Twitter SCiDEV Center.

https://www.osfa.al/njoftime/rikthehet-debati-universitar-per-integrimin