SCiDEV, bazuar në përvojën e krijuar dhe në interesin e ngjallur nga universitetet, pedagogët dhe studentët gjatë edicionin të parë “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitare’ (2019-2020), mbështetur nga Fondacioni për Shoqëria e Hapur për Shqipëri, nisi në Shtator 2020 një edicion të dytë të debatit, por duke pasur parasysh kontekstin e ri ku veprojmë jo vetëm me hapjen e negociatave, por edhe me krizën shumë dimensionale social-ekonomike të shkaktuar nga COVID-19 si edhe me nevojën për një rini të angazhuar dhe të motivuar.

Në kuadër të edicionit të dytë të projektit “Laboratori i debatit mbi integrimin europian në auditorët universitarë-“Nga fjala tek veprimi”, zbatuar nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) dhe mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), u realizuar programi i ngritjes së kapaciteteve. Gjatë këtij programi, të rinjtë debatues u trajnuan nga ekspertë të fushës me tematike të ndryshme si: ‘Aktivizmin publik dhe politik’,  ‘Përdorimi i mjeteve digjitale për aktivizëm’, ‘Pjesëmarrja në proceset vendimmarrëse: Arsimi i Lartë’. Në këtë seri trajnimesh studentët u njohën nga afër me disa nga proceset vendimmarrëse dhe përfshirjen e studentëve në strukturat e Arsimit të Lartë si strukturat e sigurimit të cilësisë, qeveria studentore, klubet dhe organizatat studentore, Ligji mbi Arsimin e Lartë, etj.

Në vazhdimësi, SCiDEV pilotoi një program “Nga fjala tek veprimi” për mbështetjen e 8 të rinjve debatues për të vënë në jetë nismat e tyre bazuar tek aftësitë e fituara gjatë programit të zhvillimit të kapaciteteve dhe debatit me fokus sektorin e arsimit të lartë dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prill 2021. Fokusi i fushatës është ndikimi i pandemisë COVID-19 në arsimin e lartë. Të rinjtë, nën mentorimin e ekspertëve, kanë bërë një analizë të thelluar të situatës, kanë hartuar propozime konkrete dhe më pas i kanë parashtruar idetë e tyre kandidatëve për deputet.

Ky dokument paraqet një përmbledhje të analizës kërkimore dhe parashtron propozimet e të rinjve debatues. Ai është përgatitur nga: Ilir Brasha, Universiteti i Tiranës, Zalika Gjomemetaj, Universiteti i Vlorës, Anxhela Kokoshi,  Universiteti Luarasi, Marlin Muça, Universiteti i Tiranës.

Dokumenti i politikave i propozuar nga të rinjtë.