SCiDEV lanҫoi zyrtarisht Regional Youth Leadership Mobility Programme (RYLMP) 2022/23 më 17 dhe 18 mars në ambientet e “Europe House”, Tiranë. Ky event shënon dhe nisjen e një programi 3 vjeҫar që synon të fuqizojë të rinj e të forcojë bashkëpunimin rajonal rinor dhe advokimin për çështjet që lidhen me rininë nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Mbështetja për këtë projekt ofrohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut e zbatohet bashkërisht nga SCiDEV, Center for Education Policy dhe Youth Educational Forum.
Eventi u shtri përgjatë dy ditëve, ku gjatë ditës së parë më 17 mars, ekspertë të ftuar në panel folën për praktikat më të mira rreth bashkëpunimit rajonal. Të ftuarit ishin Dafina Peci, Sekretare e Përgjithshme e Kongresit Rinor Kombëtar, Kristi Ҫina, President i United Nations Association Albania dhe Ivana Ceneric, Koordinatore Projekti në Center for Education Policy. Patëm gjithashtu kënaqësinë të kishim në panel Dušan Šabic, Koordinator Programesh në Open Society Foundation, Serbia dhe Adrijana Lavchiska, Drejtore Programesh në Open Society Foundation, North Macedonia. Pas përfundimit të fjalës së panelistëve, të rinjtë pjesëmarrës patën mundësinë të prezantojnë veten, motivimin si dhe pritshmëritë e tyre nga pjesëmarrja në këtë program.
Ditën e dytë më 18 mars, të rinjtë pjesëmarrës në RYLMP, së bashku me mentorët e tyre, nisën punën të ndarë në grupet respektive sipas tematikave të përzgjedhura: pjesëmarrja e të rinjve, bashkëpunimi rajonal, emigracioni dhe rrjedhja e trurit, dhe arsimimi dhe punësimi. Në përfundim të workshop-it, secili grup prezantoi planin e tyre të përgjithshëm me hapat që do të ndjekin në vazhimësi të këtij programi. Programi do të vazhdojë me mobilitetin me periudhat e mobilitetit në Tiranë në prill 2023, Beograd në maj 2023 dhe Shkup, në qershor 20223. Të rinjtë do të mbështeten me zhvillim kapacitetesh, mentorim si dhe me grante financiare për të realizuar mobilitetin dhe nismat e tyre advokuese.