Renis Bakalli  —

8 dhjetor 1990. Protesta që shënoi fillimin e një transformimi te ri. Protestë revolucionare. Qëllimi? Shembja e sistemit dictatorial. Slogani? ‘’E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’’. Pjesëmarrës? Studentë e shoqëeri civile. Produkti? Rrëzimi I mureve të diktaturës. Madheshtia e momentit mposhti frikën e pasojave.

8 dhjetor 2020. 30 vjet më pas. Ajo ditë që duhet të ishte rikujtim I një ngjarjeje kthesëbërëse në historinë për të bërë shtet, u zgjua me lajmin e një qytetari fatkeq, një të riu 25 vjecar që në rrethana aspak te zakonta u vra nga një efektiv policie me detyrë ruajtjen e rendit dhe qetësisë. Një krim krejt I dënueshëm dhe aspak I justifikueshëm. Me gjithë interpretimin mediatik e politik që u shfrytëzua maksimalisht mizorisht për të bërë lajm  në dobi të interesave personalë, kjo ngjarje pati një sensibilizim gjithëpërfshirës qytetar për ngjarjen në veçanti, e nxitur nga ideja e fenomenit të krijuar në pergjithësi. I gjithë sensibilizimi u përkthye në një potestë për të kërkuar drejtësi. Reagim qytetar, burgosje e efektivit te policisë, ‘’vetëflijim’’ ministrash e  ndjesë kryeministrash. Analiza e krahasime, thirrje dhe tubime, shkatërrime dhe goditje do ishin togfjaleshi shpjegues ironikisht I aktualitetit revolucionar. Duke vlerësuar maksimalisht reagimin e ndjeshëm të atyre qytetarëve që ndihen thellësisht të diferencuar për tu integruar në përfitimet e një sistemi capitalist, në të njëjtën mënyrë dënoj maksimalisht këdo të infiltruar nga cilido për cilindo që për një karrige të lodhur të një të nesërme të pasigurt, u angazhua në farsën e aktrimit për të qenë zëri përfaqësues I shumicës. Protesta është forma më e përsosur që mbështet forcimin e demokracisë, por protestat pa qëllime janë vecse pengime të funksionimit të atij pak normaliteti të brishtë të përditshmërisë. Dhe karakteristika që ndhmon këdo në pushtet kur bëhet një protesë është fakti që protesta nuk behet kundrejt nje specifike të vecantë apo kauze të përbashkët, por kundrejt një qeverie me motivacion rrezimin e qeverisë. Por historia na ka treguar kokëfortësisht në shumicën e rasteve se të tilla iniciativa mbeten thjesht tentativa. Qeveria vjen me votë dhe me votë ikën. Shqiptarët kanë një problem të parë në boshtin kohor 30 vjecar të fundit. Shqiptarët nuk dinë të zgjedhin, nuk e mbrojne atë që zgjedhin dhe e harrojnë shpejt atë që zgjedhin. Dhe ky problem përbën rrënjët prej nga ku pasojat e diskutueshme në dëm të vendit, marrin jetë. Kjo përbën edhe dështimin e protestave që nisën vrullshëm në reagim të një ngjarjeje që meritonte vëmendje. Shumë frymë, por jo qëllime që ndihmojnë vendosjen e sigurisë në vend. Protesta nuk e justifikoi zhurmën dhe zhurma ndihmoi shfrytëzuesit. Fatkeqësisht!